Home Aktualitet DiCaprio vazhdon lidhjen me Lively

DiCaprio vazhdon lidhjen me Lively

548
0

Sipas mediave britanike, aktori Leonardo DiCaprio nuk e ka dëgjuar nënën e tij dhe ka vendosur që të vazhdojë lidhjen me aktoren Blake Lively. Ishte raportuar se DiCaprio hoqi dorë nga ylli i “Gossip Girl” vetëm për shkak të nënës së tij, të cilës nuk i pëlqeu dhe aq Lively. Megjithatë, burimet e The Sun thonë se ata janë duke bashkëjetuar në shtëpinë e tyre në Malibu dhe se janë tejet të dashuruar me njëri-tjetrin.

“Leo dhe Blake janë totalisht të dashuruar. Atij vërtet i pëlqen fakti që ajo është e pavarur në të menduar. Blake është adhuruese e të drejtave të saja dhe pa ndonjë problem ia thotë në sy Leonardos kur nuk është e impresionuar”, theksoi një burim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here