Dita e verës do të festohet me një sërë aktivitesh në Tiranë dhe Elbasan. E rikthyer në një traditë, nga ora 10:00-14:00, Ministria e Mirqënies Sociale ka organizuar një program të me aktivitete, në zonat kryesore të Kryeqytetit. Qytetarët janë ftuar të bëhen pjesë e aktiviteve edhe nga Kryeministri Edi Rama. “Mos humbisni aktivitetet e organizuara për Ditën e Verës nesër, premtuese për argëtimin e të gjitha moshave”, – shkruan Kryeministri Rama në postimin e tij në “Facebook”.
Por ashtu si vitin e kaluar, qeveria shqiptare dhe bashkia e kryeqytetit festojnë të ndara. Nga ana e saj Bashkia e Tiranës do të organizojë aktivitete saj, të ndara nga Ministria e Mirëqënies Sociale. Kështu bashkia e kryeqytetit me rastin e Ditës së Verës do të organizojë aktivitete të ndryshme në sheshin “Nënë Tereza” dhe te diga e Liqenit Artificial, duke nisur nga ora 10.00. Do të organizohet: Tapeti i luleve, Panairi Eko, Performacat artistike, Kulinaria e produkteve, “Jeto eko – Festo eko”!, Pikturo lulen tënde!, Agrokultura dhe Aktiviteti “Shoë Akrobatik me Rastin e Ditës së Verës
Ora 12:14 Basha: Sot ditë reflektimi dhe jo e shfaqjeve të qeverisë
Kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha u bë pjesë e aktiviteteve të organiuzara nga institucioni që drejton ku uroi shqiptarët me rastin e Ditës së Verës. Sipas Bashës, kjo është një ditë për refklektim dhe për më shumë shpresë për qytetarët, dhe jo dita e shfaqjeve politike të qeverisë.
Dhe sipas tij, Basha përsëriti qëndrimin e opozitës për të paraqitur një ofertë të re për qytetarët për të dalë nga kjo krizë që e ka përfshirë vendin.
“Jam i bindur se flas në emër të shumicës së shqiptarëve kur them se është një ditë për të reflektuar, për një rrugë, ndryshe, për një ofertë të re, për punësim dhe zhvillim, dhe jo përmes lugës së zhveshur. Sot nuk është dita që qeveria të bëjë shfaqje, por ditë reflektimi. Detyra jonë është të shohim rrugët e daljes nga kjo krizë e gjithanshme. Dua të përsëris premtimin tim para shqiptarëve, jemi të vendosur për të nxjerrë vendin nfa kriza, për një ofertë të re, dhe jo truke për një ditë, që të nisë nga spastrimi i politikës nga krimi. Riktihimi i shanseve të vërteta për mirëqënie, rikthimi i vëmendjes për kujdes për qytetarët dhe jo pushtetarët. Unë jam i vendosur se së bashku me qytetarët në këtë Ditë Vere të sigurojmë një ofertë të re.” tha Basha
Ora 11:40 Nis koncerti në Tiranë
Ka nisur koncerti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë me këngëtarët më të njohur të skenës shqiptare, të cilët do të performojnë për qytetarët me rastin e Ditës së Verës.
Ora 11:18 Malaj: Organizim perfekt, në qendër natyra dhe sporti
Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit Nora Malaj, e cilësoi perfekt organizimin e Ministrisë së Mirëqënies Sociale që sipas saj ka vënë në qendër të saj aktivitetet sportive dhe të lidhura me natyrën.
“Dua të falenderoj MMSR sepse ishte një koordinim perfekt, dhe të rinjtë dhe qytetarët duhet të jenë pranë sportit. Kemi pjesëmarrje të të gjithë niveleve të arsimit, dhe të sportit. Ajo që është e rëndësishmë është që fëmijët e duan natyrën dhe sportin.” tha Nora Malaj
Ora 11:15 Veliaj: Aktivitetet me kosto zero, bashkia e zënë me mitingje
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj ishte i pranishëm sot në aktivitetet e organizuara në Tiranë, mes qytetarëve të kryeqytetit në kuadër të Ditës së Verës. Në fjalën e tij para kameras së A1 Report, Ministri Veliaj theksoi se të gjitha organizimet e bëra kanë qenë pa kosto, dhe kjo falë përfshirjes së bizneseve në këtë festë.
Velaij u ndal edhe tek fakti i festimeve të ndara ndërmjet qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, ku sipas tij sërish bashkia ka treguar mungesë në organizimin e aktiviteteve. Dhe kjo sipas Veliaj pasi bashkia ka pasur një axhendë të ngarkuar me mitingje, referuar protestave të Partisë Demokratike.
“Është i dyti vit rrjesht që organizojmë me 0 kosto një aktivitet të tillë. Më vjen mirë që për të dytin vit rresht bizneset afrohen dhe financojnë në organizim. Jam shumë i lumtur për këtë se do të thotë se taksat e qytetarëve nuk duhet të shkojnë për festa. Deri tani bashkia ka qenë në mungesë, e di që kanë qenë të zënë me mitingje, por njerëzit duan të shohin punën e tyre, dhe ata janë zgjedhur për të menaxhuar qytetin. Unë kam të gjithë ditën këtu por bashkinë nuk e kam parë dhe nuk e di ccfarë është duke bërë bahkia. E kuptoj që ka qenë një axhendë e ngarkuar me protesta, por bashkia duhet të menaxhojë qytetin dhe jo protestat. Megjithatë dua të ju uroj të gjithë shqiptarëve gëzuar Ditën e Verës. Qoftë një vit i mbarë, dhe me plot energji dhe diell.” tha Ministri Veliaj
Ora 11:10 Basha nga Elbasani: Shqiptarët duan shpresë, janë të zhgënjyer
Kryetari i PD dhe njëherësh Kreu i Bashkisë së Tiranës ka zgjedhur qytetin e Elbasanit për të uruar të gjithë shqiptarët për Ditën e Verës. Basha tha se shqiptarëve u duhet më shumë shpresë për të ecuar përpara në situatën në të cilën ndodhet vendit. Basha po ashtu tha se në panairin e Ditës së Verës në Elbasan ka prekur zhgënjimin dhe dëshpërimin e biznesmenëve dhe falimentin e prodhimit vendas.
Ora 09.40 Rama: Gëzuar! Besim se më e mira na pret në të ardhmen
Kryeministri Edi Rama uroi shqiptarët për Ditën e Verës.
“Gëzuar Ditën e Verës paçi të gjithë mirësi dhe besim se më e mira është ende përpara në rrugën e të ardhmes për familjen tuaj e vendin tonë”, shkruan Edi Rama në rrjetet sociale.
Ja rruget qe do të bllokohen për makinat
Nga ana tjetër policia e kryeqytetit ka njoftuar masat e marra për këtë festë si dhe rrugët që do të bllokohen.
Do të ketë bllokime të pjesëshme të trafikut në rrugët:
Parku “Rinia”, rruga “Pjeter Bogdani”, Galeria e Arteve, Teatri Kombetar i operas dhe Baletit, Ura e Tajvanit, Vellezerit Frashëri, Rruga “Myslym Shyri’ midis Ministrisë së Financave dhe Parkut Rinia, Pallati i Kongreseve, Piramida, trotuari para Kuvendit, Bulevardi “Dëshmoret e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, Kodrat e Liqenit Artificial etj.
Ndalohet qarkullimi i të gjitha kategorive të mjeteve në zonën përrreth sheshit “Nënë Tereza” nga ora 07:00’ deri në orën 17:00’.
Do të ketë kufizime të pjesëshme të Trafikut rrugor në rrugët:
Në rrugën “Pjeter Bogdani” nga ora 12.00 – 24.00’
Në rrugën “Myslym Shyri”nga ora 07.00 deri në orën 17.00’
Drejtoria e Policisë së Tiranës fton të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e zbatimit dhe respektimit të këtyre rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe sugjerojmë lëvizjen pa mjete, për shkak të festimeve në kuadër të aktiviteteve të organizuara për ditën e verës.
Aktivitetet e zhvilluara nga Ministria e Mireqenies Sociale dhe Rinise
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka bërë publike listën e aktiviteteve që do të mbahen me rastin e Ditës së Verës.
Aktivitetet për Ditën e Verës do të zhvillohen të gjitha në harkun kohor 10:00- 14:00 si më poshtë:
10:00 – 10:30 – Sheshi Skënderbej deri tek Kryeministria
10:00 – 11:00 – Sheshi përpara TOB deri tek Kryeministria
Ansambli i Këngëve dhe Valleve
10:00 – 12:00 – Rruga “Myslym Shyri”. Midis Parkut Rinia dhe Ministrisë se Ekonomisë
Aktivitet Sportiv: Minifutboll për fëmijë dhe të rinj
10:00 – 11:00 – Zona përpara Galerisë së Arteve
10:00 -12:00 – Parku Rinia, në hapësirën pranë Monumentit të Pavarësisë.
“Atletik kids”, demonstrime Karate , Judo, Lojëra sportive të ndryshme .
Cirku i Tiranës.
11:00- 12:00 – Parku Rinia (në hapësirën përpara Taivanit, përballë GKA)
Teatri Kombëtar i Kukullave
10:00 – 12:00 – Trotuari i Taivanit (perballe ish Hotel Dajtit)
Agjensia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe organizatat partnere
11:00 –12:00 – Sheshi para Kryeministrisë , Danci Sportiv.
10:00 -12:00 – Ura e madhe tek Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
10:00 – 14:00 – Koncert në Bulevardin Dëshmorët e Kombit
10:00-12:00 Muzikë me DJ
12:00 – 13:00 Këngëtarë shqiptarë
13:00 – 14:00 Emiliana Torrini 10:00 – 12:00 – Lulishtja “Vëllezërit Frashëri”
10:00-14:00 – Tek lulishtja para Rognerit ( busti i Ismail Qemalit).
Në Panair do të ekspozohen produktet e 200 Artizanëve nga e gjithë Shqipëria dhe trevat përreth, që i përkasin zonave rurale,të rinj dhe mosha të mesme që hasin vështirësi punësimi, gratë me probleme social-ekonomike, personat me aftësi të kufizuar dhe komuniteti Rom.
16:00 – Qëndra Rinore Tiranë
Aktivitetet e organizuara nga Bashkia e Tiranës
Bashkia e Tiranës me rastin e Ditës së Verës do të organizojë aktivitete të ndryshme në sheshin “Nënë Tereza” dhe te diga e Liqenit Artificial, duke nisur nga ora 10.00:
Tapeti i luleve: Do të pikturohen me shkumës lule gjigande nga studentë të Universitetit të Arteve, të cilët do të krijojnë një tapet lulesh në shesh. Për këtë punë artistike do të angazhohen një numër shumë i madh artistësh nga Universiteti i Arteve.
Panairi Eko: Kompani lulesh dhe riciklimi do të bëhen pjesë e këtij panairi, ku do të krijojnë një kopësht të madh në sheshin “Nënë Tereza”, ndërsa kompanitë e riciklimit do të promovojnë punimet e tyre të realizuara nga mbetjet urbane, duke dhënë mesazhin që riciklimi i mbetjeve i shërben një mjedisi më të pastër. Riciklimi nga shkollat 9 vjeçare të Tiranës, të cilat do t’i bashkëngjiten panairit të riciklimit për të promovuar punët e tyre si model e mesazh për të gjithë nxënësit.
Performacat artistike: Një grup prej 20 artistësh do të jenë prezentë gjatë gjithë ditës. Këta artistë do të jenë të llojit karikaturistë, grupe xhazi, piktorë, instrumentistë, fotografë, grupe cirku, street- artistë etj.
Kulinaria e produkteve, “Jeto eko – Festo eko”!, ku subjekte të ndryshme do të bëhen pjesë e kulinarisë, si model për të promovuar produkte ushqimore natyrale.
Pikturo lulen tënde! Në një kënd të caktuar të sheshit, 4 artistë të rinj do të pikturojnë lule dhe pemë me shkumës ekologjik, si një lloj “proteste” për një ambient më të pastër.
Agrokultura: Në aktivitet do të marrin pjesë disa gra të cilat do të sjellin për ekspozim produktet e tyre agro. Produktet e bujqësisë dhe agrobiznesit do të jenë nga të gjitha vendet e Shqipërisë.
Aktiviteti “Show Akrobatik me Rastin e Ditës së Verës”, do të realizohet në bashkëpunim me Aeroclub – Albania dhe do të zhvillohet në digën e Liqenit Artificial të Tiranës, ku shtatë pilotë të nivelit më të mirë botëror do të performojnë akrobacira dhe lojra në prani të shumë spektatorëve, për rreth dy orë. Aeroclub – Albania është e vetmja shkollë për pilotë që fluturojnë me velë dhe që mundëson mësimin e manovrave ekstreme akrobatike. Ato zhvillohen përherë mbi ujë, për arsye sigurie. Aeroclub-Albania ka një traditë disa vjeçare duke organizuar shumë evente sportive. Manovrat dhe figurat akrobatike janë të shumta dhe tejet dinamike, me shpejtësi dhe lëvizje e rrotullime të rrufeshme.