Home Aktualitet Nje person vdes ne gjykaten e Korçes. Mjeket 1 ore me vonese

Nje person vdes ne gjykaten e Korçes. Mjeket 1 ore me vonese

320
0

korce-gjykataNjë person ka ndërruar jetë ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Korçës teksa priste masën e sigurisë për një të aferm të akuzuar për drogë.

Nga vendgjarja Gazetarja Enkelejda Skenderasi mësoi se viktima është Ali Jaupllari 60 vjec, i afërm i një personi të akuzuar për trafik droge, teksa pritej të jepej masa e sigurisë së këtij të fundit. Trupi i 60-vjeçarit, ka qëndruar për më shumë se 55 minuta në korridorin e katit të dytë të Gjykatës së Faktit. Shkak është bërë vonesa e shërbimit ambulator edhe pse spitali i Korcës nuk është më shumë se 4 minuta në këmbë larg nga vendi ku ndodhi ngjarja. Shërbimi i Urgjencës në Korcë nuk është përgjigjur në telefon, ndonëse drejt numrit të vënë në dispozicion për qytetarët janë kryer thirrje, disa herë më radhë.

Ndihma erdhi vetëm pasi një nga gazetarët të ndodhur në gjykatë për të raportuar lajme, ka shkuar në spitalin e Korcës, dhe është kthyer prej andej me një nga mjekët e spitalit.

Mjekët konstatuan më pas se shkak për humbjen e jetës së Jaupllarit ka qenë një ataku kardiak. Ai priste në korridor për masën e sigurisë për nipin e gruas, shtetasin Sokol Gjudi, i akuzuar për trafik droge.

Previous articleRama: Fond Punësimi 2.7 mln $ për 3700 vende te reja pune
Next articleTirane, vetevritet ne banesen e tij 42-vjecari, shkak bixhozi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here