Home Sport De Biazi zbulon miqesoren me Gjermanine

De Biazi zbulon miqesoren me Gjermanine

668
0

De-Biazi-te-kulla-e-Parisit-653x420Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani de Biazi ka zbuluar miqësoren tjetër të Shqipërisë pas Austrisë. Mediat italiane shkruajnë se skuadra e De Biazit do të luaj një miqësore me Gjermaninë.

Deklarata e trajnerit është bërë për “nuovavenezia.gelocal”, pas një konference për mjekësinë sportive në Itali.

“Ne do të përgatitemi në Austri, do të luajmë një miqësore me Gjermaninë, test i vërtetë, në Europian nuk është vetëm skuadra, por një popull i tërë”,-ka thënë De Biazi për median italiane.

I pyetur nëse Italia dhe Shqipëria takohen në Europian, trajneri u shpreh se: “Unë bëj profesionistin, drejtoj skuadrën shqiptare, kundërshtarët e tjerë janë të gjithë njësoj. Ndoshta këndoj “Fratelli d’Italia” para ndeshjes, por kur arbitri të fillojë takimin, betohem, bëhem shqiptar”.Untitled-51-470x544

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here