Home Aktualitet Rregullat per tregtimin dhe instalimin e gazit

Rregullat per tregtimin dhe instalimin e gazit

102
0

gazi-388x246Instalimi i bombulave të gazit tek konsumatorët familjarë dhe bizneset do të kryhet për herë të parë nga njësitë e liçencuara për tregtimin e gazit.

Qeveria po miraton një vendim që synon të forcojë kontrollin dhe rrisë sigurinë e përdoruesve të gazit, duke caktuar rregulla të qarta të funksionimit të tregut, që nga pikat e tregtimit me shumicë e pakicë, deri tek konsumatori fundor.

“Instalimi për herë të parë do të bëhet nga persona të çertifikuar si në biznese ashtu edhe në familje, për të rritur sigurinë gjithashtu është parashikuar detyrimi për përdoruesit e bombulave të instalojnëdetektues të rrjedhjeve të mundshme të gazit, por edhe autobllokues që të bllokojnnë daljen e mëtejshme të tij”, deklaron Dritan Spahiu, drejtor i Hidrokarbureve në MEI.

Zoti Spahiu sqaron se në pikat e tregtimit me pakicë nuk do të lejohet më mbushja e bombulave të gazit, gjë e cila do të kryhet vetëm në pikat me shumicë. Kjo shndërron praktikisht pikat me pakicë në dyqane që vetëm i tregtojnë bombulat e gazit, ndërsa pikat e shumicës mbajnë përgjegjësi për çdo gjë që mund të ndodhë me produktin e tyre.

“Një konsumator do të ketë bombulën e tij të marrë nga shoqëria e tregtimit me shumicë, e cila pasi është konsumuar do të shkojë tek njësia e tregtimit me pakicë, do ta dorëzojë bombulën bosh dhe do ta marrë të mbushur. Pra, e gjithë përgjegjësia tashmë shkon tek shoqëritë e tregtimit me shumicë, të cilat bombulën e tyre do ta kenë në logon e tryre peshën bruto, peshën neto, por më kryesorja, manualin e përdorimit”, nënvizon Spahiu.

Kjo praktikë, sipas Ministrisë së Energjisë, do t’i lejojë Inspektoriatit Shtetëror Teknik të gjurmojë bombulat që shkelin kushtet e sigurisë dhe në rast aksidenti të zbulojë shkakun fillestar të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here