Home Politike Ndryshime ne qeveri, Ahmetaj ne vend te Canit

Ndryshime ne qeveri, Ahmetaj ne vend te Canit

569
0

Mbledhje-Qeverie-30-shtator21-620x413Kryeministri Rama ka bërë ndryshimet e para në kabinetin qeveritar. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, është larguar nga detyra. Në vend të tij është emëruar Arben Ahmetaj, i cili deri tani ka mbajtur postin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Në krye të kësaj të fundit është emëruar ekonomistja Milva Ekonomi.

Kryeministri Rama e ka falënderuar Canin për angazhimin, profesionalizmin dhe integritetin e plotë në kryerjen e njërës prej detyrave më të vështira qeverisëse të këtij mandati.

Në njoftimin zyrtar të qeverisë thuhet se, Rama e ka informuar ministrin Cani për vendimin e zëvendësimit të tij me një koleg tjetër dhe i ka kërkuar vazhdimin e angazhimit të tij, me të njëjtin profesionalizëm e përkushtim, si deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe anëtar i Komisionit të Ekonomisë e Financave.

“Ndërsa Cani e ka falënderuar kryeministrin për besimin dhe bashkëpunimin e ngushtë në kapërcimin me sukses të situatës së rëndë financiare të trashëguar dy vjet e gjysmë më parë, si edhe e ka siguruar për vazhdimin me përkushtim të plotë të angazhimit të tij politik e profesional si deputet i Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here