Presidentja e Maltës vjen nesër për një vizitë zyrtare në Tiranë. Lajmin e bën të ditur Presidenca, e cila me anë të një njoftimi për shtyp ka bërë të ditur axhendën e presidentes malteze, Marie-Louise Coleiro Preca.
Vizitës shtetërore nis në orën 10:00 me ceremoninë zyrtare të pritjes në Presidencë, që do të pasohet nga takimi kokë më kokë mes dy presidentëve dhe më pas bisedimet e dy delegacioneve.
Rreth orës 11:35, në prani të kryetarëve të të dy shteteve do të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë dhe asaj të Maltës mbi “Përshpejtimin e procesit të integrimit të Republikës së Shqipërisë në BE”.
Konkluzionet e takimit, dy presidentët do t’i paraqesin rreth mesditës në konferencën e përbashkët për shtyp.
Ndërsa të mërkurën pasdite (ora 17:00) ata do të përshëndesin Forumin Ekonomik shqiptaro-maltez, në hotel “Tirana International”.