Home Aktualitet Raporti i Dik Martit, Berisha fton EULEX: Të hapur për çdo hetim

Raporti i Dik Martit, Berisha fton EULEX: Të hapur për çdo hetim

734
0

Kryeministri Sali Berisha duke e cilësuar raportin e Dik Martit të bazuar në pretendime të pafaktuara deklaroi se Shqipëria është e gatshme të bashkëpunojë me EULEX-in për hetimet e nevojshme.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e qeverisë, Sali Berisha garantoi angazhimin e vendit tonë për të gjitha lehtësirat dhe bashkëpunimin e plotë të autoriteteve shqiptare në çdo lloj hetimi që është i nevojshëm lidhur me akuzat thjesht fiction të Martit, që janë fyese dhe baltosje për vendin dhe njerëzit e përmendur në të.

Ai ka bërë me dije se është në detyrimin e Martit që të gjitha faktet që ka t’ia dorëzojë EULEX-it. “Edhe pse EULEX-i ka një mandat për Kosovën ne e mirëpresim hetimin e tij”- tha ai, duke shtuar se ministri i Drejtësisë dhe do t`i drejtojë gjykatës ndërkombëtare të Hagës një letër të veçantë ku do të garantohet se kjo gjykatë nuk do të ketë as kufizimin më të vogël për asnjë lloj hetimi.

Nje dite me pare, Bashkimi Evropian filloi zyrtarisht një nismë kundër trafikimit të qenieve njerëzore, ndërsa Komisionerja e Çështjeve të Brendshme në KE Sesilia Malmstrom refuzoi të komentonte pohimet e raportit të Dik Marti, se BE ka bërë një sy qorr për përfshirjen e autoriteteve të Kosovës në trafik organesh.

Malmstrom u tha gazetarëve se për këtë çështje kishte lexuar vetëm në gazeta, dhe se nuk dinte më shumë nga çkishin shkruar ata.

“Unë nuk mund të komentoj mbi këtë çështje”- tha Malmstrom.

Ai komentoi mbi raportin e Dick Marty ndërsa lançoi sot një ëebsit, si një nismë të re të BE-së kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

E pyetur nëse iniciativa ishte më pak e besueshme në këtë moment, në dritën e akuzave për Kosovën, Malmstrom mohoi të ishte kjo çeshtja.

“Nuk besoj se kam problem kredibiliteti në këtë cështje, ne nuk mohojmë se ka probleme në Kosovë apo vende të tjera, por për raportin për të cilin ju flisni kam lexuar vetëm në media, dhe nuk mund të them cfarë është e vërtetë dhe çfarë jo”- përfundoi Malmstrom.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka reaguar sërish ndaj akuzave te bera nga raportuesi e KiE, Dik Martit, këtë herë në një intervistë për gazeten londineze “The Times”.

Akuzat ndaj tij si mafioz dhe trafikant te organeve njerëzore, Thaci i ka quajtur te ngjashme me “propagandën naziste”. “Kjo është fyerja më e rëndë që kam përjetuar si njeri, baba dhe kryeministër. Ndërkohë që bëhet fjalë për një shpifje ndaj një populli të tërë”, ka deklaruar Thaci ne interviste.

Thaçi ka thënë se në jetën e tij ka pasur tri dëshira. “Dy të parat – çlirimi dhe pavarësia e Kosovës më janë plotësuar. Dëshira e tretë është që shteti të jetë anëtare e NATO-s dhe BE-së, dëshirë të cilën njerëzit si Dik Marti, autori i raportit në Këshillin e Evropës, nuk mund të ma ndalojnë”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, zvicerani Marty është një “apologjet i rëndom serb”, i cili patjetër do të ballafaqohet me drejtësinë për atë që ka bërë.

“Ndoshta Marty është shtetas i një vendi neutral, por nuk besoj se drejtësia do të jetë neutrale ndaj tij”, ka thënë Thaçi në intervistën për The Times.

Prokuroria e Përgjithshme i ka quajtur të vjetra dhe pa asnjë bazë vërtetësie akuzat që raportuesi i KE-së Dik Marti (Dick Marty) bën në raportin e tij publikuar pak ditë më parë.

“Deklarimeve të Karla del Pontes në librin e saj i ka paraprirë në vitin 2004 një verifikim, një grup prokurorsh të Hagës dhe në bazë të verifikimit të tyre dhe ekspertëve shqiptarë, nuk ka rezultuar se të dhënat të kenë bazë vertëtestësie, ndaj nuk ëhstë hapur asnjë hetim”- theksoi Keshilltari per Marredheniet me Publikun dhe Mediat i Prokurorisë, Plator Nesturi

Keshilltari Prokurorisë Nesturi tha se Prokuroria nuk ka pasur dijeni dhe se nuk është paraqitur asnjë kërkesë për hetim nga asnjë organ ndërkombëtar mbi të dhënat e raportit të Dik Martit për kryerjen e trafikut të organeve në Fushë-Krujë apo diku tjetër brenda territorit të Shqipërisë.

Prokuroria cilësoi si të pabaza deklarimet se institucionet shqiptare janë bërë pengesë për hetimin e kësaj çështjeje, ndërsa shprehu gatishmërinë e saj për të vijuar hetimet me institucionet ndërkombëtare.
***

Pas reagimit zyrtar te Presidences, edhe kreu i PS-se, e ka quajtur denigrues raportin per trafikun e organeve dhe Dick Marty nje sharlatan. Deklarata eshte bere gjate bashkebisedimit me gazetaret, ne te cilen Rama ka kujtuar edhe qendrimet e meparshme te te njejtit person kunder Kosoves.

Nderkohe reagimi i presidences eshte bere permes zedheneses, e cila gjatë një deklarate për mediat në emër të kreut të shtetit, zyra për shtyp e presidentit i quan akuzat tërësisht dëmtuese për shqiptarët.

Raportuesi i KE-së Dick Marty tha dje se ka prova dhe fakte për implikimin e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi në trafikun e organeve, ndërsa ky i fundit mësohet se po shikon mundësinë për të çuar para drejtësisë Martyn dhe britaniken “Thë Guardian”.

Menjëherë pas rezolutës së miratuar nga Komiteti ku behet thirrje për një seri hetimesh në nivel kombëtar, mbi raportin e Dick Marty, ka reaguar ky i fundit.

Gjatë një konference për shtyp raportuesi i KE-së Dicka Marty e quajti veten zëdhënës të viktimave dhe e cilësoi raportin si shumë serioz.

Të gjithë e dinin por askush nuk fliste, tha Marty, ndërsa shtoi se nuk janë bërë publike të gjitha detajet. Ai tha se ka prova dhe fakte nga persona të përfshirë në çështje.

Ai ka bërë thirjje që raporti i tij, i cili përfshin një periudhë dy vjeçare hetimesh të lexohet në mënyrë korrekte.

Ndërkaq kryeministri i Kosovës planifikon të hedhë në gjyq raportuesin e Këshillit të Evropës, Dick Marty.

Agjencia e lajmeve Associated Press citon një zyrtar të lartë të Kosovës të ketë thënë se kryeministri Thaçi ka kontaktuar me një zyrë avokatie për tu këshilluar rreth çuarjes para drejtësisë të Dick Martyt. Zyrtari, të cilin AP-ja e citon në kushte anonimiteti, ka theksuar se Thaçi po shikon mundësinë edhe të hedhjes në gjyq gazetën britanike “The Guardian”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here