Shqipëria është renditur në në vend të 16 në listën e prodhuesve të armëve, municionet e së cilës po i përdorin militantët e Shtetit Islamik. Në një raport të “Conflict Armament Research”, Shqipëria ruan një posición të mirë, pasi militantët e ISIS kanë në duar armë nga vende të fuqishme si Kina, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusia.
Ky përfundim është nxjerrë pas analizave të municioneve, të cilat janë prodhuar në 21 vende të botës, që nga vitit 1945 e deri në vitin 2014. Një pjesë e madhe e këtyre municioneve ka qenë nën posedimin e forcave të sigurisë së Irakut dhe Sirisë, të cilat më pas ishin rrëmbyer nga militantët e Shtetit Islamik, thuhet në këtë raport.
Nga 1 mijë e 730 lloje të municioneve, të cilat janë analizuar, 142 prej tyre janë prodhuar në Serbi, 445 në Kinë, 338 në ish-Bashkimin Sovjetik, 323 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 154 në Rusi. 9 lloje municione që përdorin xhihaditstët e ISIS janë nga Shqipëria.
Sipas raportit të “Conflict Armament Research”, municioni i cili ishte dërguar në Siri dhe Irak, me qëllim të stabilizimit dhe forcimit të qeverive të atjeshme, ka përfunduar në duart e militantëve të Shtetit Islamik, gjë që e ndihmon forcimin e tij.