Home Bota John Kerry: “Ka prova qe Rusia ka bashkepunuar ne rrezimin e avionit”

John Kerry: “Ka prova qe Rusia ka bashkepunuar ne rrezimin e avionit”

168
0

avioni-ukraineSekretari Amerikan i Shtetit John Kerry tha se ka prova të shumta për bashkëpunim rus në rrëzimin e avionit të Malaysia Airlines në Ukrainë.

Kerry i bëri thirrje Rusisë që të marrin përgjegjësitë për veprimet e rebelëve, duke shtuar se trajtimi për viktimat ka qenë sipas tij grotesk. Ai tha se SHBA ka prova për furnizime të mëdha ushtarake të separatistëve nga Rusia në muajin e fundit, duke përfshirë tanke dhe raketa-hedhës.

Sipas Kerryt përgjimet tregojnë se sistemi i raketave ruse SA-11 u janë transferuar rebelëve, nga Rusia, duke shtuar se SHBA zotëron një video të një rakete duke u rikthyer sërish në Rusi pas sulmit ndaj avionit malajzian.

“Ekziston një sasi e madhe e provave që tregon për përfshirjen e Rusisë në sigurimin e këtyre sistemeve, dhe trajnimin e rebelëve për përdorimin e tyre.” tha Kerry në një rrjet televiziv amerikan.

Ai gjithashtu kërcënoi me sanksione të mëtejshme Rusinë dhe u bëri thirrje aleatëve evropianë për t’u bërë bashkë ndaj presidentit Putin në atë që ai e cilësoi si “thirrje për zgjim”. Ndërkaq edhe kryeministri britanik David Cameron tha se Evropa dhe Perëndimi “duhet të ndryshojë rrënjësisht qasjen ndaj Rusisë nëse Putin nuk e ndryshon qëndrimin e tij ndaj Ukrainës”.

Rusia akuzohet se u ka siguruar kryengritësve filorusë një sistem ushtarak anti-ajror që dyshohet se është përdorur në sulmin që rrëzoi fluturimin MH 17 dhe ku mbetën të vdekur 298 personat në bord.

Ndërkohë të 196 trupat e gjetur të viktimave janë ngarkuar një tren me dhoma frigoriferike në Ukrainën lindore, ndërsa siç raportojnë mediat e huaja destinacioni i tyre nuk dihet ende.

Nga ana tjetër Ministrja e Jashtme e Australisë Julie Bishop u bëri thirrje separatistëve pro-ruse të mos përdorin trupat si pengje në konfliktin e tyre me autoritetet ukrainase.

Previous articleKancelarja Merkel i kushton rendesi konfliktit Maqedoni – Greqi per emrin
Next articleHipotiroza, nga se shkaktohet dhe si ndikon ne organizem

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here