Home Ushqim Levorja e qepes, vlerat kurative qe mbart

Levorja e qepes, vlerat kurative qe mbart

1084
0

qepeTë mësuar me idenë se para përdorimit qepa duhet qëruar, ia kemi hedhur asaj lëvoren pa ditur vlerat kurative që mbart. Po si mund ta përdorim? Vlerat ushqyese të lëvores së qepës mund t’i marrim duke e përdorur atë në të gjitha ushqimet që konsumojmë gjatë ditës. Qepa ka veti antibakteriale dhe e ndihmon shumë organizmin në luftën me sëmundjet.

Qepët gjithashtu janë shumë efektive në balancimin e nivelit të sheqerit në gjak, parandalimin e gjakderdhjes në hundë, mbytjen e qelizave të kancerit dhe forcimin e imunitetit. Universiteti “Cranfield” në Britani ka kryer një studim në lidhje me qepën. Nga rezultatet e tij rezultoi se qepët me lëkurë më të errët janë më të fuqishme dhe kanë veti më të forta antioksiduese.

Për t’i marrë të gjitha përfitimet e nevojshme të qepës, futni lëvoret e një ose dy kokrrave në një tenxhere me ujë. Uji me lëvoret e qepës duhet të vlojë dhe më pas ta pini atë. Nëse doni, mund t’i shtoni pak sheqer dhe limon. Përfitimet nga ky lëng janë shumë të mëdha, si për të luftuar ftohjen dhe gripin, ashtu edhe për sëmundjet e ndryshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here