Home Shendetesi Shkencetaret britanike zbulojne sekretin per dhembe te perhershem

Shkencetaret britanike zbulojne sekretin per dhembe te perhershem

316
2

Young smiling woman, white background, copyspaceTë shohësh dhëmbin e ri që të del sapo ke humbur një të tillë, pavarësisht se në çfarë moshe je. Mund të duket si një ëndërr, por shkencëtarët thonë se në të ardhmen mund të bëhet e mundur.

Sekreti për ta bërë të mundur këtë gjë fshihet te dhëmbët e peshkaqenit. Studiuesit e Universitetit të Shefilldit në Britaninë e Madhe kanë zbuluar mekanizmin që bën të mundur rigjenerimin e vazhdueshëm të dhëmbëve të peshkaqenit.

Sipas studimit të publikuar në revistën “Developmental Biology”, gjithçka ka të bëjë me një shtresë të dhëmbit, e cila përbëhet nga qeliza epiteliale, që gjenden edhe te njeriu. Këto qeliza, te njeriu lejojnë vetëm një ndërrim, pra nga dhëmbët e qumështit, te ata të përhershmit.

Ushqimet me sheqer dhe mungesa e higjienës orale janë shkaktarët kryesorë të dëmtimit të dhëmbëve. Por nëse një peshkaqeni i dalin rreth 30 mijë dhëmbë gjatë gjithë jetës, njerëzit që humbasin dhëmbët pas moshës së fëmijërisë, nuk mund t’i kenë më ata.

Grupi i studiuesve ka zbuluar pikërisht gjenet që janë përgjegjëse për rritjen e dhëmbëve të peshkaqenëve. Këto gjene janë të njëjta për të gjithë vertebrorët, përfshirë këtu edhe njerëzit.

2 COMMENTS

  1. Pehkaqenit i duhen dhembet se pa to zhduket si specie, po ne cil do shqyejme me dhembe se edhe ato kemi mangut ,,, pret puna per dhembet, Ku do vene gjithe ata dentiste , hiqe fare shkrimin se do na i besh dentistet me makuter se cjane do i zere frika e mbylljes se bisnesit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here