Kina po ndërton teleskopin më të madh në botë. Autoritetet kineze pritet të nisin evakuimin e 9 mijë banorëve të një zone në jugperëndim të vendit, ku do të nisin punimet për observatorin e ri.
Teleskopi në formë sfere do të ndërtohet në provincën Guizhou në një sipërfaqe rreth 500 metra. Autoritetet lokale bënë të ditur se ndërtimi përfundon në shtator.
Ndërkohë, banorët e shpërngulur do të kompensohen nga qeveria kineze me 12 mijë juan (1800 dollarë).