Në datë 12 prill në konferencën e tetë të “Facebook”-ut do të hapet edhe rubrika e re, “Artikuj të çastit”.
Artikujt do të mund të bëhen nga editorë të ndryshëm nga vende të ndryshme të botës. Deri më sot ështe trasmetuar një eksperiencë e shpejtë e përhapjes së lajmit dhe e përfshirjes së lexuesit nga e gjithë bota.
Feedbeck-u i arritur ka dhënë mundësinë e krijimit të rubrikës së “Artikujve të çastit” në një kuptim më gjerë.
Qëllimi kryesor është që të gjithë editorët të kenë mundësi të prekin publikun e vet.
Organizimi i medias dhe i gazetarëve janë pjesë integruese e punës dhe e impenjimit në krijimin e produkteve, që do të tërheqin më shumë publikun. Atyre do t’u jepet mundësia të bëjnë shitje direkt të reklamave e të mbajnë shënime për informacionet e publikuara, nëpërmjet sistemeve të matjes që do t’u vihen në dispozicion.
Publikimet e tyre do të bëhen nëpërmjet “asistencës analitike bazë të ueb-it” e cila do t’u lejojë monitorimin e artikujve si dhe parashikimin e lëvizjeve të personave të tretë.
Kjo do të arrihet falë një numri të madh instrumentesh multimedialë që do të vendosen në dispozicion për krijimin e historive ndërvepruese e me dinamikë. Këto veprime do të shpërndahen nga “Facebook”-u me një shpejtësi të madhe në të gjithë botën, pavarësisht ku ndodhet lexuesi. Objektivi i “Facebook”-ut është të lidhë personat me historitë, mesazhet, videot ose fotot që kanë më shumë rëndësi për to. Hapja e “Artikujve të çastit” do t’i lejojë çdo editori të tregojë histori të mëdha, të cilat do t’u shpërndahen me shpejtësi personave në të gjithë botën.
Nëpërmjet “Artikujve të çastit”, që do të kenë peshën më të madhe, do të mbahen nën kontroll eksperiencat dhe të dhënat e shërbimeve.