Katër operatorët celularë që operojnë në Shqipëri kanë reaguar sot në lidhje me dhënien e licensave të shërbimit 3G duke kundërshtuar vendimin e qeverisë për të dhënë një licencë të vetme.
Përmes një deklarate shpërndarë për mediat, katër kompanitë celulare AMC, Eagle Mobile, Plus dhe Vodafone shprehen se kanë rënë dakord që të kërkojnë zyrtarisht rishikimin e vendimit të qeverisë, në mënyrë që të mos rrezikohet krijimi i një ambienti monopolistik.
“Rreziqet e një favorizimi të një ambienti monopolistik dhe çmimi i lartë hyrës në kuotën e 12.5 milionë eurove janë shqetësimet e kompanive celulare që operojnë në Shqipëri” theksohet në deklaratë.
Katër operatorët e telefonisë celulare janë të bindur se lëshimi njëkohësisht i katër liçensave 3G kundrejt një tarife të favorshme për të gjithë spektrin e vlefshëm 3G, u shërben objektivave të qeverisë dhe nevojave në rritje të konsumatorëve për internet të shpejtë me bandë të gjerë, me qëllim për të inkurajuar një treg konkurrues dhe për të nxitur më tej investimet në vend.
“Katër operatorët e telefonisë celulare e shohin me keqardhje faktin e vënies së një tarife prej 12.5 milionë Euro, e cila bashkë me investimin shtesë që nevojitet për futjen e rrjetit, e bën jashtëzakonisht të paarsyeshëm për të justifikuar vendimet logjike për të investuar ne teknologjinë 3G sikundër dëshmon edhe eksperienca mbarë evropiane” thuhet në deklaratë.
Përpara publikimit zyrtar të dokumenteve të tenderit, katër kompanitë e telefonisë celulare i bëjnë thirrje autoriteteve shtetërore të diskutojnë më tej me të gjitha palët e përfshira dhe operatorët për arritjen e një zgjidhje të përshtatshme.
vetem per vete mendojne
kjo do te thote se sherbimet 3g do jene shume te shtrenjta. pra ka mundesi qe jane perfshire njerez te politikes qe duan te fitojne ne kurriz te popullit.