Home Sport Juve hedh hapin e pare drejt finales, mposht Realin 2 – 1

Juve hedh hapin e pare drejt finales, mposht Realin 2 – 1

511
0

tevezJuventus – Real Madrid 2-1
Golat: Morata 09′ Tevez 57′ / Ronaldo 28′
Formacionet
Juventus: Buffon, Lichtsteiner, Bonucci, Chiellini, Evra, Marchisio, Pirlo, Sturaro, Vidal, Tevez, Morata
Real Madrid: Casillas, Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo, Pepe, Kroos, Isco, James, Bale, Ronaldo
Gjyqtar: Martin Atkinson

Juventus – Real Madrid 2-1 Juventusi ka fituar 2-1 aktin e parë në ndeshjen përballë Realit të Madridit e vlefshme për gjysmëfinalet e Champions League. Një ndeshje e e cila ka sjellë emocione deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit pasi madrilenët tentuan të barazonin ndeshjen duke ushtruar presion edhe në sekondat e fundit.

Në pjesën e parë ishte Morata që kaloi Juven në avantazh. Sulmuesi spanjoll shfrytëzoi si duhet një top të dhuruar nga Kasijas i cili nuk e kontrolloi dot pas gjuajtjes së Tevez dhe i dha mundësinë Moratës ta shtyjë topin drejt rrjetës. Futbollisti nuk ka festuar pas shënimit të golit pasi te Reali është rritur si lojtar.

Megjithatë spanjollët reagojnë dhe është Ronaldo, që barazon në minutën e 28-të. Portugezi shënoi me kokë pas një pasimi që morri nga Hames Rodrigez. Pjesa e parë u mbyll në shifrat 1-1. Në pjesën e dytë ishte sërish Juventusi që gjeti golin në minutën e 58-të këtë herë me Tevez që ka shënuar nga penalltia për të vulosur përfndimisht fatin e këtij takimi në shifrat 2-1. Kualifikimi mbetet i hapur për ndeshjen e kthimit e cila do të luhet në “Santiago Bernabeu” dhe do të përcaktojë finalisten e Berlinit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here