Në ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ballsh ku si pasojë e shpërthimit të një granate ka gjetur vdekjen një 43-vjeçare.
Lajmi konfirmohet nga policia e Fierit e cila ka theksuar se si pasojë e shpërthimit ka gjetur vdekjen 43-vjeçarja Violeta Mehmeti.
Mësohet se granata ka qënë e vendosur në derën e shtëpisë të 43-vjeçare dhe në momentin që ajo ka hapur derën ajo ka shpërthyer duke e lënë të vdekur 43-vjeçaren.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.