Home Aktualitet Dritan Avllaj largohet nga Spitali Ushtarak pas mjekimit

Dritan Avllaj largohet nga Spitali Ushtarak pas mjekimit

786
0

Biznesmeni Dritan Avllaj, i njohur si Tan Lepri është larguar në orët e para të mëngjesit nga Spitali Ushtarak pas mjekimeve që ka marrë.

Burime nga Spitali Ushtarak kanë deklaruar për “Ora News” se atij i është hequr pa komplikacione plumbi që kishte në shpatull dhe më pas është larguar nga porta e pasme e spitalit i shoqëruar nga të afërm dhe miq

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën “Mihal Grameno” pranë tregut elektrik mbi shkollën e Baletit në Tiranë.

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë Tan Leprin duke e plagosur atë në shpatull dhe më pas janë larguar menjëherë nga vendngjarja.

Dritan Avllaj, i njohur si Tan Lepuri, është një biznesmen që njihet si ndër personat pranë kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.

Avllaj u bë i njohur për publikun shqiptar pasi në fillim të këtij viti, mazhoranca akuzoi kreun e opozitës se ndante me “Tan Lepurin”, para të ardhura nën afera lejesh ndërtimi të dhëna në mënyrë abuzive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here