Home Aktualitet Tiranë, plagoset me armë zjarri Dritan Avllaj, i njohur si Tan lepri

Tiranë, plagoset me armë zjarri Dritan Avllaj, i njohur si Tan lepri

655
0

Dritan Avllaj i njohur ndryshe si Tan Lepuri dhe i përfolur si një ndër miqtë e kryetarit të Partisë Socialsite Edi Rama është plagosur mbrëmjen e sotme rreth orës 22:15 me armë zjarri. Avllaj ka qënë duke udhëtuar në makinën me targa EL 412 C, në momentin që është qëlluar. Sipas policisë, në makinë janë gjetur mbi 6 shenja plumbash:

Ngjarja ka ndodhur pranë tregut elektrik në kryeqytet, ndërsa mësohet se Avllaj është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak. Nuk dihen ende shkaqet e plagosjes, as autorët e mundshëm.

Biznesmeni Dritan Avllaj, apo Tan Lepri është bërë i njohur nga akuzat që mazhoranca ka ngritur ndaj tij, si të përfshirë në afera korruptive lidhur me lejet e ndërtimit te Kodrat e Liqenit. Sipas akuzave të bëra publike për mediat, ai u akuzua nga ana e Partisë Demokratike, si një ndër njerëzit që ndërtonin në Tiranë, falë mbështetjes që i ofronte kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here