Home Aktualitet Elbasan, 7 të ndaluar me deftesa pjekurie false

Elbasan, 7 të ndaluar me deftesa pjekurie false

484
0

Një operacion i ndërmarrë nga policia e Elbasanit i koduar me emrin “Studenti” ka bërë të mundur ndalimin e 7 personave pasi janë kapur me deftesa pjekurie false.

Burime nga policia bëjnë me dije se operacioni është ndërmarrë nga policia e Elbasanit në bashkëpunim me universitetin “Aleksandër Xhuvani”.

Sipas informacioneve 7 të ndaluarit kishin paraqitur diplomat false për të konkuruar në universitetin “Aleksandër Xhuvani” por pas verifikimeve rezultoi se ato ishin false.

Sipas policisë të ndaluarit janë shtetasit Oliver Binoshaj, Ikbale Dauti, Alketa Ferra, Elton Lela, Blerina dhe Ervis Lacku dhe Gentjan Bukri.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të verifikuar se nga cilat shkolla kishin ardhur deftesat e falsifikuara.

Previous articleBallsh, shpërthen granata, vdes 43-vjeçarja
Next articleEurozona, pakt me gjashtë vende jashtë euros

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here