Home Ekonomi Eurozona, pakt me gjashtë vende jashtë euros

Eurozona, pakt me gjashtë vende jashtë euros

707
0

Vendet e Eurozonës do të nënshkruajnë shumë shpejt një marrëveshje me gjashtë vende të BE-se jashtë euros, në mënyrë që të bëjnë ekonominë e përbashkët më konkurruese.

Lajmin e bëri të ditur presidenti i Bashkimit Europian, Herman van Rompuy. Polonia, Bullgaria, Danimarka, Rumania, Malta dhe Qipro do t`i bashkohen shumë shpejt të ashtuquajturës “pakt për euron”.

Si pjesë e marrëveshjes, vendet do të rregullojnë strukturën e pagave në bazë të rritjes ekonomike, ndërsa do të rrisin moshën e daljes në pension në të njëjtën kuotë që kanë vendet e tjera të BE-së.

Marrëveshja u konceptua fillimisht për 17 vendet që përdorin euron, duke qenë se monedha e përbashkët i bën këto ekonomi veçanërisht të varura nga njëri-tjetri. Megjithatë, vendet e BE-së të papërfshira në eurozonë u ftuan që të nënshkruanin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here