Home Sport Robben lojtar i Interit?

Robben lojtar i Interit?

555
0

Tani për tani mungon vetëm zyrtarizimi, por Arjen Robben mund të konsiderohet lojtar i Interit. Kështu të paktën raportojnë mediat italiane të cilat flasin për marrëveshje mes Interit dhe Bayernit të Munichut për firmën e anësorit holandez.

Anësori fantastik holandez është ëndrra të cilën Massimo Moratti dëshiron t`ua plotësojë fansave të Interit për sezonin e ardhshëm, ndërsa për bisedimet e zhvilluara në Munich nuk është ditur asgjë deri ditëve të fundit.

Çmimi i kartonit të futbollistit nuk është i fshehtë – 30 milionë euro është shuma të cilën Massimo Moratti është i gatshëm të paguajë për shërbimet e anësorit holandez, por problem pritet të paraqitet me një detaj të vogël, pasi dilema e vetme mbetet kërkesa e Bayernit prej 35 milionë eurosh.

Në letra është edhe një shkëmbim i mundshëm, por sipas të gjitha gjasave Bayerni në fund të sezonit do të pranojë 30 milionë eurot e Massimo Morattit, i cili dëshiron të shmangë interesimin tashmë publik të Manchester United, Manchester Cityt, Barcelonës dhe së fundmi të Milanit.

Me që jemi te Milani, mediumet italiane favorizojnë dukshëm që Robben të kalojë te Interi për shkak të partneritetit që do të krijonte me Wesley Sneijder, i cili dhe pritet të jetë njeriu që do ta ndihmojë Interin për këtë transferim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here