Home Aktualitet Nenstacioni elektrik ne flake, Gjirokastra pa drita

Nenstacioni elektrik ne flake, Gjirokastra pa drita

553
0

Djegia e transformatorëve në Nënstacionin e vjetër elektrik të Gjirokastrës, ka lënë në black-out total, gati 80% të qytetit dhe të zonave përreth. Shkak ka qenë mbingarkesa e rrjetit tashmë të amortizuar çka solli edhe katastrofën në nënstacionin e vjetër elektrik i cili mban peshën e 2/3 të konsumit të energjisë për të gjithë Gjirokastrën dhe fshatrave përreth saj.

Ka qenë ora 09:00 e mëngjesit të së enjtes, kur u dëgjua një shpërthim i madh ku oshëtiu në zonën përreth nënstacionit dhe më pas, u shoqërua me një zjarr në dy prej transformatorëve të nënstacionit elektrik dhe më pas u pasua edhe tek gjashtë transformatorët e tjerë.

Pas një lufte gati 20 minutëshe, zjarri u vu nën kontroll të plotë ndërkohë që dëmet konsiderohen të pallogaritshme. Kjo për faktin se në Gjirokastër deri në orët e mbasdites, mbizotëron një situatë kaotike në furnizimin e qytetarëve me energji elektrike. Vetëm dy lagje furnizohen nga nënstacioni i ri elektrik ndërkohë që investimi total për shtrirjen e kabllove përcjellëse nga i vjetri tek i riu, nuk kanë përfunduar në terren, ndonëse në letër ky proces ka 2 vjet që rezulton i përfunduar.

Në lagjet e Gjirokastrës, po operohet momentalisht me një sistem të vetëm furnizimi pra me nënstacionin e ri elektrik që mbulon nevojat e 20% të popullatës së banorëve të qytetit dhe fshatrave përreth. Ndërsa për pjesën e ngelur pa rrymë elektrike, janë gjetur alternativa të tjera me periudha disa minutëshe furnizimi të kombinuara në periudha të ndryshme kohore.

Sipas specialistëve, zjarri që ka lënë pa energji Gjirokastrën, ka ardhur si pasojë e shpërthimit të vajit të transformatorëve dhe djegies së rrjetit përcjellës në zonën qëndrore të saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here