Home Politike Lidhjet Mafia-Politike Berisha: Të hetohet cdo akuzë

Lidhjet Mafia-Politike Berisha: Të hetohet cdo akuzë

107
0

Kryeministri Sali Berisha fton, në emër të maxhorancës, prokurorinë, Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit të Pasurive dhe Skuadrës së antikrimit dhe pastrimit të parave, të nisin hetimet mbi akuzat e ngritura mes dy palëve për korrupsion.

“Dua të garantoj se shumica ka predispozitën e plotë për të mbështetur cdo hetim të cilitdo natyre jashtë cdo lloj imuniteti- deklaroi kryeministri Berisha në mbledhjen e sotme të grupit PD. Ai nënvizoi dëshirën “që të njëjtin vullnet të dëshmojë dhe pala tjetër”.
“Garantoj se nëse ILDKP konsideron të nevojshme disa ndryshime ligjore në emër të një mundësie më të mirë për verifikimin e pasurive jemi të gatashëm të konsiderojmë në mënyrë serioze të gjitha propozimet”- tha më tej kryeministri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here