Home Aktualitet Vlorë, aleanca “Kuq e Zi” protesta kundër Bollanos

Vlorë, aleanca “Kuq e Zi” protesta kundër Bollanos

1310
0

Aleanca “Kuq e Zi” ka protestuar sot në Vlorë kundër kryetarit të bashkisë së Himarës Vasil Bollano.

Përfaqësues të aleancës “Kuq e Zi” kanë protestuar sot kur pritet që të zhvillohet edhe gjyqi për kryebashkiakun e Himarës i cili akuzohet për korrupsion.

“Kërkojmë drejtësi. Askush nuk është mbi ligjin. “Bullonat” ligjor duhet të vihen për Bollanon” ishin disa nga thirrjet e përfaqësuesve të aleancës “Kuq e Zi” kundër kryebashkiakut të Himarës.

Ata e bëjnë përgjegjës Vasil Bollanon për prishjen sipas tyre të perlës shqiptare Himarën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here