Home Aktualitet Profil për Presidentin e ri të Kosovës, Behgjet Pacolli

Profil për Presidentin e ri të Kosovës, Behgjet Pacolli

2167
3

Dua të bëhem president i Kosovës. Kjo ishte dëshira e shprehur hapur nga biznesmeni i njohur kosovar, Behgjet Pacolli. Dëshira e tij, u realizua me votat e deputetëve të Kuvendit. Por, kush është presidenti i ri i Kosovës?
Jeta e hershme
I lindur me 30 gusht 1951 në një familje të varfër në fshatin e quajtur Marevc, sot pa mëdyshje mund të quhet politikani më i pasur në vend, pasuria e të cilit shkon rreth 400 milionë euro.Është baba i 5 fëmijëve. Ndërkohë bashkëshortja e tij, tani zonja e parë e shtetit, është rusja Maria Pacolli. Me zonjën e parë, Pacolli ka tre fëmijë dy djem dhe një vajzë. Ndërkohë dy vajzat të tjera i ka nga martesat e mëhershme. Pa dyshim nuk mund të anashkalohet edhe martesa e tij e mëhershme, me këngëtaren e njohur italiane me origjinë shqiptare Ana Oxa.Behgjet Pacolli ishte njëri nga dhjetë fëmijët e familjes. Pas përfundimit të shkollimit të mesëm në moshën 17 vjeçare, emigroi në Hamburg të Gjermanisë, ku u diplomua në ekonomi si dhe u specializua ne marketing dhe menaxhim. Katër vite më pas, rikthehet në Kosovë ku përfundon shërbimin ushtarak. Gjatë shërbimit të tij, në ushtrinë jugosllave ishte pjesë e gardës që i shërbente presidentit Josit Broz Tito.
Lidhjet me Moskën
Dy vite më vonë, ai shkon në Zvicër fillon punën me një kompani zvicerane, në të cilin nisin kontaktet e para me Moskën. Aty ai themelon kompaninë e tij, Mabetex Project Management, kompani konstruksioni me seli në Lugano. Grupi i tij, është i njohur për rinovimin e Kremlinit në Moskë, Parlamenti Federal Rus, Shtëpia e Operas ruse e shumë të tjera Evropë. Ai ka rinovuar Kuvendin e Kosovës dhe njërin nga objektet e qeverisë së vendit. Kompania e Behgjet Pacolli ishte akuzuar disa herë për afera korruptive, pastrim parash etj, por asnjë nga akuzat e ngritura, nuk është vërtetuar nga ndonjë gjykatë.Lidhjet e tij të veçanta më Moskën dhe në veçanti me ish-presidentit rus Boris Jelcin u vunë në pah gjatë periudhës së luftës së Kosovës. Masakrat e para në Drenicë kishte sjellë një takim të papritur ndërmjet Pacollit me ish-diktatorin Sllobodan Millosheviç. Takime dhe lidhjet e tij të ngjashme, ishin në fokus të shumë mediave ndërkombëtare dhe vendase ditëve të fundit. Ai u kritikua shumë për të kaluarën e tij. Pacolli u kthye në Kosovë në vitin 2006, formoi partin Aleanca Kosova e Re, e cila doli e në treta në zgjedhjet e vitit 2007. Partia e tij, shpesh u kritikua nga opozita si ‘satelite’ e partisë së Hashim Thaçit.
Si u bë President
Që pas shpalljes së pavarësisë z.Pacolli pretendon në sigurimin e dhjetra njohjeve. Pas, prishjes se koalicionit ndërmjet LDK-së dhe PDK-së, ishte partia e Pacollit ajo e cila nisi mocion mosbesimin ndaj partisë në pushtet. Mocioni u votua dhe u shpërbë kuvendi. Duket se pikërisht kjo ishte strategjia për jetësimin e dëshirës së tij për të arritur në kolltukun e presidentit.
Posti i presidentit e bën pjesë të së ashtuquajturës qeverisje e korruptuar, siç e quante dikur. Ky veprim shkaktoi kritika. Madje nga shumë analistë, por edhe nga veteranët e luftës së UÇK-së, Pacolli është vlerësuar i padenjë për postin e presidentit të shtetit.Mirëpo në reagimin e tij pas shqetësimit të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, Pacolli tha se asnjëherë nuk ka deklaruar që Serbia është nëna e Kosovës, se do të bëhej ndonjëherë Tito i Kosovës dhe se serbët i kishte quajtur vëllezërit tanë, siç shkruhet së fundmi në mediat e Prishtinës.
Çmimet
Veprimtaria e z. Pacolli në Kosovë njihet edhe për kontributin e tij në çështje humanitare. Ndërmjet një fondi humanitar, vazhdon të ndihmoj shërimin e shumë fëmijëve jashtë vendit, por edhe përkujdesjen e shumë familjeve të varfra.
Në vitin 2010 Pacolli u nderua me çmimin ‘Kalorësi i Paqes së Mijëvjeçarit’, nga Unionit Internacional për Paqe. Çmimi ishte një mirënjohje për veprat humanitare për angazhimin e Pacollit në disa raste për të liruar pengjet. Nisi me lirimin e kosovares, Shqipe Hebibi dhe shumë pengjeve të tjera që punonin për Kombet e Bashkuara në Afganistan.Por tani, Behgjet Pacolli me nënshtetësi zvicerane, me pushtetin që i jep Kushtetuta e Kosovës përveç që do të përfaqësojë unitetin e popullit, si president, do ta përfaqësojë Kosovën brenda dhe jashtë vendit, do të jetë udhëheqës i politikës së jashtme, komandant suprem i Forcave të Sigurisë së Kosovës. (Top-Channel)

Gazeta “Expres” zbulon sms-të mes Pacollit, Thaçit dhe ambasadorit amerikan

Prapaskenat e zgjedhjes si President të Pacollit

Një betejë e vërtetë është zhvilluar në prapaskenë, përderisa ishte e paqartë nëse do të arrinte Behgjet Pacolli të zgjidhej President. Fotoreporteri i gazetës Express, Petrit Rrahmani ka arritur të sjellë një tregim tjetër për ditën e votimit në Parlament me personazh Behgjet Pacollin, Christopher Dellin dhe këshilltarin e Kryetarit të AKR’së, Essad Puskar. Rrahmani është gjendur një kat sipër tyre dhe ka arritur t’i fotografojë mesazhet telefonike që ata shkëmbenin. Essad Puskar ka qenë i ulur pranë Ambasadorit Amerikan duke u bërë kështu urë lidhëse mes Shefit të tij dhe Dellit. Në këtë tregim, ndonëse nuk ishte prezent, u gjend edhe Nexhmedin Spahiu. Prej diku larg Parlamentit, mbase nga Mitrovica, ai e porosiste Behgjet Pacollin që të ketë kujdes nga Hashim Thaçi.

Mesazhet e shkëmbyera

1. Mesazhi i Esad Puskarit për Pacollin:
“BP (Behgjet) jam me Chrisin (Dell’in), ai po pyet a është SLS në pyetje apo kush”.

2. Mesazhi i Pacollit për Dell’in, përmes Esad Puskarit:
“Dell, nuk është SLS, por një fraksion nga PDK. Por duket se raundi i parë i votimit ishte votë e revoltës”.

3. Mesazhi i Pacollit për Dell’in përmes Esad Puskarit:
“Pyete Dell’in çfarë të bëj në raundin e 3’të (të votimit)”

4. Mesazhi i Esad Puskarit për Pacollin:
“Ai (Dell) po thotë shko fol me Hashimin dhe vendosni. Ai përkrah vetëm vendimet që i merrni ju dy… Të askujt tjetër. Ai (Dell) i thotë jo Jakupit. Nëse do të dalësh më mirë në raundin e dytë (të votimit), ai thotë të vazhdosh.

5. Mesazhi i Esad Puskarit për Pacollin:

”Dell (po thotë) më në fund, Fatmiri dhe Jakupi u frikësuan nga kërcënimi. Ai mendon se tani do të kryhet”.

6. Mesazhi i Nexhmedin Spahiut për Pacollin:
“Bëja me dije Hashimit se s’fiton ti, nuk do t’i ketë votat e AKR’së për Qeveri. Loja me Demaçin është e Hashimit (e ka shti n’kurth Vetëvendosjen). Mos u tërhiq para raundit të tretë se qëllimi është me t’frikësu që t’i mu tërhjekë….”

Pacolli zotohet ta vazhdojë rrugën e Rugovës

Vizitën e tij të parë si presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli e ka bërë në familjen e ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, në lagjen Velania në Prishtinë, nga ku është zotuar se do vazhdojë rrugën e Rugovës për forcimin e shtetit. Pacolli ka nisur turin e vizitave nëpër familjet e dëshmuara të Kosovës, ndërkaq në rezidencën e ish-presidentit Rugova, Pacolli ka thënë se asnjëherë nuk ka qenë më i gatshëm se tani për të punuar dhe vepruar. “Isha në rezidencën e presidentit historik të Kosovës edhe njëherë të dëshmoj se jam mëse i përgatitur ta çojë përpara idenë e tij për forcimin e shtetit të pavarur të Kosovës. Ka shumë punë për t’u bërë dhe asnjëherë më i gatshëm se tani për të vepruar”, ka theksuar Pacolli, transmeton KosovaPress. I pyetur nga gazetarët nëse do të mund ta luajë rolin unifikues, Pacolli në ecje e sipër ka thënë se populli është i unifikuar. Presidenti i sapozgjedhur i vendit, gjatë ditës, do ta vizitojë edhe familjen Jashari në Prekaz të Skenderajt dhe familjen Haradinaj në Gllogjan të Deçanit.

 

3 COMMENTS

  1. ketu thuhet se ka tre femije, dhe 2 vajza nga martesat e meparshme, mirepo thuhet se ka dhe nje djale 22 vjecar nga edhe e kan marre emrin hotelet e tij DIAMOND, ne fakt edhe ai djali prezentohet si djali i z. Pacolli..

  2. hello zotri pacollideshta te them nje fjal nga shtabi i pergjithshem
    ndegjova se ekishe qit kosoven ne shitje. Ke kujdes se ke marak ndoshta me ja dhan gjyshes ne rusi.

    Pershendetje nga shtabi i pergjithshem i dukagjinit!

    Ki kujdes!

  3. Te nderuar, shpresojm qe kjo qeveri te ket jetgjatesi te pakten 6-8 muaj e te pregaditen zgjedhje te reja,se keto qe ishin na turperuan me manipulime me keqperdorime me vjedhje e me qka jo.Mendoj se vota esht e shejt dhe sa duhet respektuar me qdo kusht.Po te kishim pasur nji proqes te rregullt zgjedhor nuk do te paraqiste as nji problem zgjedhja e presidentit.Nji fjal thot darsma u prish kur u nis.pershendetje

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here