Home Sport Shqiperia turperohet nga modestet e Luksemburgut me rrezultat 2 – 1

Shqiperia turperohet nga modestet e Luksemburgut me rrezultat 2 – 1

448
0

Ne miqesoren e luajtur sot Shqipëria mposhtet nga modestët e Luksemburgut me rezultatin 2-1.

Edhe pse kaluan të parët në avantazh, kuqezinjtë nuk arritën që të fitonin në testin final para sfidës përballë Izraelit për kualifikueset e Kampionatit Botëror.

Ndeshja në Luksemburg nisi e mirë për ekipin e De Biasit duke krijuar disa raste për shënim, por pjesa e parë u mbyll në barazim.

Në të dytën, Shqipëria kaloi në avantazh me Roshin duke krijuar përshtypjen se rruga u hap ndoshta për një goleadë, po ndodhi e kundërta.

Fillimisht Luksemburgu barazoi me Turpel në minutën e 63, ndërsa Malget 74′ përmbysi gjithçka.

Humbja e sotme ishte e pesta radhazi për Shqipërinë, pas atyre me Spanjën, Izraelin, Italinë dhe Bosnjën.

Në datë 11 qershor Shqipëria udhëton për në Tel Aviv për t’u përballur me Izraelin, ndërsa kujtojmë që ndeshjen e parë në Elbasan e humbi.

Por edhe nëse hakmerret ndaj Izraelit shanset për në Botëror janë shuar me kohë për këto kualifikuese.

Tifozët sfidojnë FSHF: Mafia!
Në stadium ishin edhe grupimi “Illyrian Elite”, pavarësisht se FSHF pretendon se ka ndërprerë çdo lloj marrëdhënie me këtë grupim që pas ndeshjes ndaj Italisë.

Ata kanë postuar foto në faqen e tyre në Facebook nga Luksemburgu dhe nga stadiumi duke ndjekur ndeshjen, ndërsa e kanë cilësuar FSHF si mafia.

Previous articleAtentat me kallashnikov ndaj biznesmenit qe shoqerohej me Marina Faren
Next articleHumbja me Luksemburgun, De Biasi: Kombetarja ka humbur deshiren

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here