Lufta kundër trafikut ndërkombëtar të drogës nga Guardia di Finanza e Ankonës çoi në sekuestrimin e më shumë se dy tonë marihuanë.
Droga u zbulua në një ngarkesë me panele kartogjesi, qe transportoheshin në bordin e një kamioni qe vinte nga Shqipëria.
Policia ka perdorur edhe një qen të specializuar, qeni “Barnet”, që ka lejuar zbulimin e rëndësishëm sic e quajne mediat italiane.
Nëse droga do te shitej ne treg, do të siguronte rreth 20 milionë € fitime per trafikantet.
Deri tani jane tre persona të arrestuar, por nuk behet me dije nese jane apo jo shtetas shqiptare.
Sipas mediave italiane, qe citojne policine, me sekuestrimin e sotëm shkon në 12 tonë marijuanë sasia e drogës e zbuluar në portin e Ankones, që nga fillimi i vitit.