Home Aktualitet Terror me armë në mes të ditës në Korçë (Video)

Terror me armë në mes të ditës në Korçë (Video)

528
0

terror-korceNë mes të ditës vazhdojnë kërcënimet dhe grabitjet me armë. TV A1 Report siguron ekskluzivisht pamje të momentit kur një tregtar i produkteve ushqimore kërcënohet me armë dhe dhunohet me grushta nga një grabitës i pamaskuar. Ngjarja zhvillohet në tregun e magazinave në qytetin e Korçës.

Pamjet tregojnë qartë sesi një burrë i armatosur me pistoletë vjen drejt tregtarit dhe pasi i drejton pistoletën e qëllon me grusht.

Policia e Korçës pranon ngjarjen dhe shpjegon se ka nisur nje procedim penal për ngjarjen, ndërsa shpjegon se ka qenë një sherr dhe kërcënim për motive personale me personin, i cili është kërcënuar me pistoletë dhe është goditur me grusht.

Në pamje duket qartë grabitësi i cili me pistoletë në dorë kërcënon tregtarin e në kundërshtim të marrjes së parave e godet atë me grushte në sy të qytetarëve dhe njerëzve në treg.
Video është sjell në redaksinë e tv A1Report nga një qytetar i Korçës i cili ka arritur të fiksojë momentet e ngjarjes me kamerat e sigurisë së dyqanit të tij.

Grabitjet me dhunë e armë janë kthyer në një fenomen shqetësues për qytetarët të cilët ndjehen të pambrojtur, ndërsa uniformat blu janë inegzistente përballë kësaj situate më shumë se sa të frikshme. /shpiptarja.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here