Gjatë muajit Gusht të vitit 2017 stoku total i depozitave bankare u rrit me 0.1% krahasuar me Gushtin e vitit 2016.
- Stoku total i depozitave në Lekë ka shënuar një rënie prej 2.6%, ndërsa ai në valutë është rritur me 2.6% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2016.
- Në Gusht 2017 rezulton se rreth 46.74% e totalit të stokut të depozitave përbëhet nga depozitat në Lekë, ndërsa pjesa tjetër prej 53.26% përbëhet nga depozitimet në valutë të huaj.
- Stoku total i depozitave vetëm për muajin Gusht 2017 shënoi rritje me 0.6 miliardë Lekë kundrejt muajit paraardhës (Korrik 2017).