Home Kulture 5 trafikantët më të mëdhenj të drogës në histori!

5 trafikantët më të mëdhenj të drogës në histori!

3887
0

1. Hoakin “El Chapo” Guzman

Hoakin Arçivaldo Guzman Loera, njeriu që u bë i njohur si “El Chapo” (Shkurtabiqi), sigurisht që duket mëse i zakonshëm:1.68 m i gjatë, mesoburrë, me pamje mesatare. Por imazhi i tij i paspikatur është mashtrues. Guzman është bosi i kartelit Sinaloa, burimi i përqindjes më të madhe të drogës së importuar çdo vit në Shtetet e Bashkuara:kokainë, marijuanë, metamfetaminë dhe heroinë, të gjitha të shpërndara në ngarkesa disa tonëshe nëpërmjet rrjeteve të sofistikuara tokësore dhe ajrore.

Guzman dukej i destinuar të merrej me tregtinë e drogës. Xhaxhai i tij qe një nga kontrabandistët e parë të drogës meksikane, dhe Hoakini i ri u përfshi që herët në biznesin e familjes. Ai u rrit shpejt në përgjegjësi në gjirin e kartelit, teksa zhvillohej lufta shkatërruese për shkak të rivalitetit brenda dhe jashtë kartelit. Në vitin 2006, duke shkelur një pakt mes karteleve, Guzman urdhëroi një atentat që shkaktoi shpërthimin e asaj që do të njihet si Lufta Meksikane e Drogës.

Ky konflikt ndërmjet karteleve ka shkaktuar më shumë se 60.000 të vdekur dhe 12.000 rrëmbime. Gjatë kësaj kohe, Guzman u bë miliarder dhe një nga njerëzit më të fuqishëm në botë. Ai pati probleme me drejtësinë në vitet 1993-2001, kur u arrestua dhe burgos. Por ai krijoi një jetë të rehatshme në burg, me anë të ryshfetit dhe frikësimit, deri në arratisjen e tij (e cila përfshiu korruptimin e 78 njerëzve, dhe i kushtoi më shumë se 2 milionë për ta projektuar dhe vënë në zbatim).

Ndonëse u arrestua sërish në 22 shkurt të vitit 2015, nuk do të kalonte shumë kohë para se “El Chapo” të kryente arratisjen e tij të dytë nga një burg i sigurisë së lartë në 11 korrik të atij viti. Si e realizoi atë? Guzman kaloi nëpër një vrimë të hapur nën dushin e qelisë së tij, dhe u arratis përmes një tuneli një milje të gjatë, që e çoi në një kantier ndërtimi në pjesën e jashtme.

Image result for El Chapo

Pas titujve kryesorë në media që e shoqëruan këtë arrati, kandidati republikan për president, Donald Tramp, nuk humbi kohë për të reaguar. “Bosi më i madh i drogës në Meksikës shpëton nga burgu. Korrupsion i pabesueshëm, dhe SHBA-ja po e paguan çmimin. Ju pata thënë se kështu do të ndodhte”- shkroi në rrjetet sociale, duke aluduar për deklaratat e debatueshme mbi emigrantët meksikanë, të cilat ai i ka bërë gjatë nisjes së fushatës së tij presidenciale.

Mendohet se “El Chapo” i është kundërpërgjigjur Donaldit përmes asaj që besohet të jetë llogaria zyrtare e Lordit të Drogës në Tuiter. “Vazhdoni të flisni kështu, dhe unë do t’iu bëj që një ditë të gëlltisni ato pallavra…”. Ndërsa Tramp forcoi sigurinë rreth tij, dhe tha se FBI po heton kërcënimin, “El Chapo” ishte në arrati dhe Meksika ofroi një shpërblim prej 3.8 milionë dollarësh për ata që japin informacione të sakta, që do të çojnë në kapjen e tij.

2. Pablo Eskobar

Image result for pablo escobar

Nëse dikush mund të cilësohej si përfaqësuesi më domethënës  i një “Kingpin-i” (Mbret i Krimit), ai do të qe me siguri Pablo Eskobar. Ndërsa drejtonte Kartelin Medelin në Kolumbi gjatë viteve 1970-1980, taktikat e pamëshirshme të Eskobarit garantuan një fluks të qëndrueshëm të kokainës në Amerikë. Disa burime vlerësojnë se 80 përqind e kokainës importuar në SHBA vinte nga organizata e drejtuar nga Eskobar, rreth 15 ton në ditë në kulmin e saj.

Eskobar u bë një nga njerëzit më të pasur në botë (me një pasuri që vlerësohej në gati 10 miliardë dollarë) përmes eliminimit të rivalëve dhe nxitjen e korrupsionit brenda qeverisë kolumbiane. Zyrtarët që nuk pranonin të korruptohesin kishin shpesh një fund tragjik. Ai vriste politikanë, gjyqtarë, policë dhe gazetarë. Eskobar vendosi një bombë në një avion për të vrarë një kandidat për president; ky i fundit nuk gjendej në bord, ndërsa u vranë 110 njerëz të pafajshëm.

Mendohet që Eskobar të ketë qenë përgjegjës për vdekjen e mbi 4.000 njerëzve. Aktet e terrorit e kthyen përfundimisht opinionin publik kundër tij, pavarësisht përpjekjeve të Eskobarit për të krijuar një imazh pozitiv për veten përmes aktiviteteve bamirëse. Kur u qëllua për vdekje, ndërsa po u ikte nëpër çati forcave qeveritare, reputacioni i tij ishte ai i trupit të mbushur me vrimat e plumbave. Megjithatë fama mbijetoi edhe pas tij. Pak kohë më parë, Netflix njoftoi planet për të realizuar një seri televizive bazuar në jetën e tij, dhe ku protagonistë janë aktorët Benisio Del Toro dhe Xhon Leguincano.

3. Griselda Blanko

Image result for Griselda Blanco

Jo të gjithë mbretërit e krimit janë burra. Një nga “boset” më të pamëshirshme të drogës në të gjitha kohërave ka qenë Griselda Blanko, me nofkën “La madrina” (Kumbara). Blanko qe një nga figurat kryesore të Kartelit Medelin, dhe cilësohej si këshilltarja e ngushtë e Pablo Eskobarit, dhe që në fund do të shndërrohej në armikun e saj.

Ajo filloi të bëhej e famshme përmes dizenjimit të krahëve dhe brezave për të fshehur kokainën që kontrabandohej. Blanko u largua nga Kolumbia në fillim të viteve 1970 dhe u vendos në Kuins në Nju Jork, ku ngriti një rrjet droge në shkallë të gjerë. Në 1975, u vu nën akuzë kur qeveria amerikane zbuloi një dërgesë të madhe kokaine.

Blanko u rrikthye në Kolumbi, por nuk ndenji gjatë dhe shkoi sërish në SHBA, këtë herë në Majami. Në vitet 1980, Blanko e pikturoi Majami me ngjyrë të bardhë dhe të kuqe:e bardhë me kokainë, dhe e kuqe me gjakun e rivalëve të drogës. Një nga metodat e preferuara përfshinte atentatet nga motori. Majami përjetoi një valë krimesh të lidhura me Blankon, duke përfshirë një sulm në një supermarket me një mitraloz.

Blanko urdhëroi 40-250 vrasje, duke përfshirë edhe disa të kryera personalisht (ajo qëlloi një nga bashkëshortët e vet gjatë një sherri mbi një marrëveshje droge). Më në fund Blanko u burgos, por kjo nuk e ndaloi. Nga qelia ajo komplotoi për rrëmbimin e Xhon F. Kenedi Xhunior, përmes një plani që u hodh në erë vetëm falë tradhtisë së një të brendshmi.

Blanko e jetoi me aq enztuziazëm statusin e saj të “Kumbarës”, sa që i vuri emrin Majkëll Korleone djalit të saj më të vogël, sipas personazhit në filmin “Kumbari”. Megjithatë ashtu si Korleone i filmit, do të ketë një fund ironik. Blanko u vra para një dyqani mishi nga një vrasës me motor, një metodë që ajo e kishte përdorur shpesh për të eleminuar armiqtë e vet.

4. Osiel Kardenas Gijen

Image result for Osiel Cardenas Gijen

Ashtui si disa  mafiozë, pasja e një pseudonimi të paharrueshëm të ndihmon, nëse synon të bëhej një bos i drogës. Osiel Kardenas Gijen mbante një nofkë të tmerrshme “El Mata Amigos” ose “Vrasësi i shokut”. Ai e fitoi këtë pseudonim duke vrarë mikun e tij Salvador Gomez, i cili ishte pretendent për të marrë kontrollin e Kartelit të Gjirit në vitin 1996.

Eshtë e panevojshme të thuhet se Karteli i Gjirit, pati shpejt një udhëheqës të ri.

Manuali i Sigurisë Kufitare të SHBA-së e përshkruan Kartelin e Gjirit si “veçanërisht të dhunshëm”, dhe nën udhëheqjen e Kardenasit, ai e zgjeroi ndikimin e tij. Ai joshi ish-anëtarët

e pakorruptueshëm të Forcave Specale Meksikane, dhe krijoi një ushtri private mercenare, e cila mbronte interesat dhe zbatonte vullnetin e tij. Kjo ushtri u bë i njohur si Los Zetas (ZS), një grup brutal që ishte më i prirur t’i priste kokën një zyrtari qeveritar sesa ta korruptonte atë.

Me një organizim të tillë në prapavijë, karteli i Kardenasit u shndërrua në një nga organizatat më të fuqishme të trafikut të drogës në botë.

Ai dukej se ishte i pandalshëm, derikur kërcënoi disa agjentë të DEA që strehonin një informator. Fuqia e qeverisë të SHBA-së u provokua, dhe në vitin 2003, Kardenas u kap dhe u ekstradua në Shtetet  e Bashkuara, ku ai ndodhet ende në një burg të Teksasit. Prej atëhere “Los Zetas” u larguan nga Karteli i Gjirit, dhe roli i tyre në Luftën Meksikane të Drogs vetëm sa është përshkallëzuar që nga arrestimi i Kardenasit.

5. Frenk Lukas

Image result for Frenk Lukas

Edhe pse kryesisht trafikantët e drogës vijnë nga Amerika Qendrore, Shtetet e Bashkuara kanë patur bosët e vet. Ishte Riki Ros, një nga njerëzit që nxiti epideminë  e drogave të forta në mesin e viteve 1980; “Niki” Barnes, i njohur si “Zotëria i Paprekshëm” (në fakt nuk qe i tillë); dhe Xhimeker Tompson “Bosja e drogës”.

Por më i njohur ndoshta se gjithë të tjerët është Frenk Lukas, i cili gjatë viteve 1970 shpërndanrte drogën e tij të llojit heroinë “Magjia Blu” në lagjen Harlem të Nju Jorkut. I lindur në Karolinën e Veriut, Lukas shkoi në Nju Jork, dhe shumë shpejt u përfshi në bandën e gangsterit të zonës “Gungaçit” Xhonson. Pasi ky i fundit vdiq, Lukas  e pa këtë si një mundësi për t’u zhvendosur në tregtinë e drogës, e cila deri në atë moment qe e dominuar nga mafia italiane.

Duke përdorur kontaktet ushtarake jashtë shtetit, ai krijoi një rrjet të fuqishëm të shpërndarjes së drejtpërdrejtë të drogës nga Azia Juglindore. Kultivoheshin lulëkuqet, përpunoheshin në heroinë dhe transportoheshin me avionë ushtarakë për në SHBA (vetë Lukasi ka pohuar se heroina futej ndonjëherë në arkivolet e ushtarëve që ktheheshin nga Vietnami).

Pastërtia e heroinës, e kombinuar me taktikat e dhunshme të Lukasit ndaj konkurrentëve, si dhe policia e korruptuar e Nju Jorkut në fillim të viteve 1970, bënë që ai të përftonte shpejt miliona dollarë në muaj. Korrupsioni i policisë do të çonte në një hetim të gjerë, që përfundimisht do të vinte nën shenjestër vetë Lukasin. Ai do të burgoset, por më pas u kthye në informator të qeverisë, çka e uli dënimin e tij.

Frenk Lukas humbi të gjithë paratë e fituara, por fitoi lirinë. Historia e tij u rrëfye më vonë nga Hollivudi përmes filmit “Gangsteri Amerikan” me protagonist aktorin Denzel Uashington. Edhe pse filmi nuk është shumë i përpiktë në renditjen e fakteve, dhe disa e kanë akuzuar madje se e bën Lukasin të duket si fisnik, qëndron gjithësesi si një dëshmi e magjepsjes së Amerikës me bosët e vet më të njohur të drogës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here