Home Aktualitet Ish-shefi i antidrogës: Skafi figuronte në pronësi të Saimir Tahirit

Ish-shefi i antidrogës: Skafi figuronte në pronësi të Saimir Tahirit

1742
0

Ish-shefi i antidrogës në Fier, Dritan Zagani u shpreh se lidhjet mes Habilajve me Saimir Tahirit i ka mësuar kur e informuan se një gomone që ata mirëmbanin ishte në pronësi të tij.

Gjithashtu ish-shefi i antidrogës akuzoi se Saimir Tahiri sa herë shkonte në Vlorë, drekonte me Habilajt. “Unë kam njohje me këtë grup që në vitet 98’. Merreshin që në atë kohë me trafikun e drogës.

Lidhjen e tyre farefisnore me Saimir Tahirin e kam mësuar rastësisht. Një skaf që këta e mirëmbanin mua më figuronte në pronësi të Saimir Tahirit deputet i opozitës në atë kohë.Saimir Tahiri sa herë vinte në Vlorë hante drekë me ta, me Moisiun dhe Habilajt” -deklaroi ai në opinion. Dritan Zagani ndodhet në Zvicër ku ka fituar azil politik pas denoncimeve për lidhjet e Tahirit me Habilajt.

Ai tregon një moment kur është kërcënuar nga grupi “Habilaj”. “Unë bashkë me dy persona nga Tirana shkuam në një lokal. Aty ishte dhe grupi i Habilajve. Pronari i lokalit emrin e të cilit nuk dua që ta bëj publik këtu, më tha që drekën e paguaj unë ngrihu nga lokali dhe ik. I them pse?

Me tha ka mundësi të ikësh sepse nuk dua sherre në lokal. Çfarë sherri po të bëj i thashë nuk po të kuptoj. Brenda më tha janë një grup çunash, dhe unë di se si po i mbajë sepse duan të të fusin thikën pas shpine”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here