Home Aktualitet Deklarata e ashpër e Metës: “Do armatos popullin nëse nuk kapen kriminelet”

Deklarata e ashpër e Metës: “Do armatos popullin nëse nuk kapen kriminelet”

569
0

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka bërë deklarata të ashpra nga Lezha, ku shkoi për të takuar kryeplakun e LSI-së, i cili u dhunua mbrëmjen e kaluar. Ai tha se nëse nuk kapen kriminelët, atëhere  “jemi të detyruar të armatosim popullin”.

“Unë do të armatos popullin nëse policia nuk i lidh këta zagarë”, – tha Meta në Lezhë ku vizioi Gjovalin Gjinin, kryeplakun e dhunuar të fshatit Rraboshtë në Lezhë.

Kjo është deklarata më e ashpër e tij në këto ditë të fushatës. Nëse kthehemi pas nëë kohë, rreth një vit më parë, një deklaratë të ngjashme për armatosje të popullsisë e ka bërë edhe ish-kryeministri Berisha.

Më herët gjatë paradites Ilir Meta u shfaq sërish para mediave për të sulmuar Edi Ramën dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, për deklaratat e kryeministrit për përfshirje të policisë në fushatë.

Meta tha se këto deklarata të Ramës janë fundi i shtetit. Sipas tij policisë i mjafton njolla e drogës dhe nuk i duhet njolla e zgjedhjeve. Ditë më parë nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka thënë se Haki Çako është peng i bandave të drogës. Ai i është referuar drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit edhe si “Haki Droga”.

Me gjasë pritet që fushata të vijë duke u tensionuar në javën e saj të fundit. PS dhe LSI kanë ashpërsuar tonet mes tyre, ndërsa Ilir Meta ka kërcënuar gjithashtu edhe me mosdekretim të qeverisë së ardhshme nëse preket vota.

Previous articleFSHF preferon nje trainer italian ne stolin e Kombetares, ja lista
Next articleKreu i KQZ: Të shqetësuar për incidentet e regjistruara gjatë fushatës elektorale

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here