Partia opozitare në Kosovë AAK ka deklaruar se nuk e njeh Behgjet Pacollin për president të vendit.
Shefi i Grupit Parlamnetar të AAK-së, Ardian Gjini, ka pohuar se duhen kthtyer mbrapsht të gjitha vendimet që ka marrë Pacolli për këto 5 javë, sepse ato nuk janë të vlefshme.
Ai gjithashtu ka thënë se u përket partive të koalicionit të vendosin se si do të vazhdojnë, por AAK-ja është e vendosur për të mos hyrë në koalicion.