Home Ekonomi Ardhja e FMN, auditim gjithe financave

Ardhja e FMN, auditim gjithe financave

390
0

shkelqim-caniMbërrin të enjten (nesër) në Tiranë një prej misioneve më të shumëpritur të viteve të fundit, ai i Fondit Monetar Ndërkombëtar, që pritet të kalojë në “sitë” të gjithë sistemin fiskal e financiar të vendit. Sipas burimeve nga dikasteri që tashmë drejtohet nga Shkëlqim Cani, ekipi është voluminoz dhe pritet të kryejë një auditim fillestar, por në të gjitha fushat e Financave publike.

Në takime me specialistët shqiptarë do të analizohen zhvillimet e fundit makroekonomike dhe perspektiva e rritjes së ekonomisë së vendit, shifrat e inflacionit, të bilancit të pagesave, kushtet fiskale dhe kreditimi bankar. Gjithashtu, do të analizohen struktura e borxhit publik dhe parashikimet, qëndrueshmëria e borxhit, diskutimi i strategjisë së menaxhimit të borxhit, etj.

Nevojat për financim afatmesëm nga institucionet ndërkombëtare financiare dhe mënyrat për të reduktuar varësinë e qeverisë nga bankat tregtare, pritet të jenë tema të tjera të kësaj analize, sqarojnë burimet nga ministria, sipas të cilave, edhe politika për kontraktimin e borxhit të ri dhe perspektivat e rifinancimit të kredive tregtare do të jenë pjesë e analizës.

Gjatë takimeve, do të analizohet realizimi i treguesve të buxhetit për vitin 2013 dhe objektivat kryesore që do të merren parasysh në hartimin e projekt-buxhetit për vitin e ardhshëm.

Buxheti
Ndryshimi i treguesve fiskalë në ligjin për Buxhetin e Shtetit 2013 tashmë duket se është i pashmangshëm, në një kohë kur të ardhurat për tetë muaj nuk janë realizuar në masën e pritshme dhe shpenzimet janë tejkaluar mbi planifikimin. Ndryshimet që pritet t’i bëhen treguesve të buxhetit të këtij viti, do të kryhen brenda shtatorit. Ndërkohë, me fillimin e legjislaturës së re parlamentare pritet që të shqyrtohet edhe buxheti faktik i vitit 2012, ndërkohë që po punohet edhe për hartimin e buxhetit të vitit të ardhshëm.

Borxhi
Pavarësisht nga fakti që është marrë shumë borxh i brendshëm, nevojat janë të tilla që duhet marrë prapë. Ministri Cani ka firmosur për ankandin e rradhës të obligacioneve dyvjeçare,që parashikohet të kryhet më datë 23 shtator. Ankandi do të zhvillohet më datë 19 shtator dhe interesi i planifikuar do të jetë 4.90%, për shumën 2.5 miliardë lekë.

Rishikimi
Ndryshimi i treguesve fiskalë në ligjin për Buxhetin e Shtetit 2013 tashmë duket se është i pashmangshëm, në një kohë kur të ardhurat për tetë muaj nuk janë realizuar me shpenzime të tejkaluara. Ndryshimi pritet të kryhet brenda muajit shtator

Previous articleDurres, qellohet me bresheri autobusi me pasagjere
Next articleBanka e Shqiperise, nuk eshte false por monedhe e re

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here