Home Ekonomi Banka e Shqiperise, nuk eshte false por monedhe e re

Banka e Shqiperise, nuk eshte false por monedhe e re

880
0

monedha-20-lekesheSipas të përditshmes Panorama, ka nisur që të falsifikohet monedha 20 lekë. “Dizajni është identik, me asnjë ndryshim, deri në imtësi, veçse në pamje të parë ngjyra është pak e ndryshme. Bëhet fjalë për qarkullimin viral të 20-lekëshave falsë, që janë përhapur gjerësisht nëpër Tiranë prej 10 ditësh dhe që tashmë po kthehen në shqetësim për qytetarët. Posta Shqiptare është institucioni i parë që i refuzon, edhe pse në pamje të parë nuk kanë ndonjë diferencë të madhe me origjinalin” – shkruan gazeta në fjalë. Por një njoftim i Bankës së Shqipërisë njofton se ne 25 qershor te ketij viti është hedhur në qarkullim monedha metalike shqiptare me vlerë nominale 20 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2012. Ndoshta duhet bere pak me kujdes me lajme te tilla.

Njoftimi i Bankes se Shqiperise

Banka e Shqipërisë njofton publikun shqiptar se në datën 25 qershor 2013 është hedhur në qarkullim monedha metalike shqiptare me vlerë nominale 20 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2012.

Rishtypja e monedhës metalike shqiptare me kurs ligjor, me vlerë nominale 20 Lekë është miratuar me vendimin nr.08, datë 15.02.2012 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe në mbështetje të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Monedha metalike e re, me vlerë nominale 20 Lekë, emetim i vitit 2012, ka të njëjtat pamje, ngjyrë, peshë dhe përmasa me monedhën metalike me vlerë nominale 20 Lekë, emetim i vitit 1996, hedhur në qarkullim më 01.01.1997 dhe rishtypjen e saj në vitin 2000, hedhur në qarkullim më 01.01.2001.

Ndryshimet në emetimin e fundit janë ai i lëndës së parë, nga aliazh me përbërje bakër, alumin dhe nikel, në çelik të veshur, si dhe viti i emetimit në trupin e monedhës metalike është “2012”.

Duke filluar nga data 25 qershor 2013, monedha metalike me vlerë nominale 20 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2012, përdoret si mjet pagese paralelisht me të gjitha monedhat metalike ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, të emisioneve të mëparshme.

Duke qenë një monedhe e sapo prodhuar, monedha metalike 20 leke, emetim i vitit 2012, ka më tepër shkëlqim krahasuar me monedhat e tjera në qarkullim të cilat nga përdorimi i gjatë dhe nën ndikimin e agjenteve atmosferike kanë zbehur disa nga vetitë e tyre fillestare. Gjithashtu konturi rrethues i saj është lehtësisht me i gjerë në pjesën e brendshme të saj, pa ndryshuar diametrin apo trashësinë e monedhës. Ky zgjerim i lehte i konturit rrethues i jep monedhës me tepër kontrast dhe ndihmon gjithashtu në rritjen e jetëgjatësisë së saj. Një ndryshim i tille është zbatuar me sukses dhe në monedhën 5 lekë, emetim i vitit 2011.

Banka e Shqipërisë thekson gjithashtu, se referuar statistikave të saj, nga viti 1992 e deri sot, për prerjen e monedhës metalike 20 lekë, me kurs ligjor, nuk ka pasur asnjë rast falsifikimi.

Informacione të mëtejshme, mund të merren nga publikimet e Bankës së Shqipërisë, pranë çdo banke tregtare dhe zyre të këmbimit valutor që operon në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here