Home Aktualitet 21 Janari, 4 vjet burg per 4 te vrare

21 Janari, 4 vjet burg per 4 te vrare

736
0

21-janarPër katër të vrarë në protestën e 21 Janarit, gjykatësi Ervin Metalla në Gjykatën e Apelit ka dhënë vetëm katër vjet burg në një seancë pa praninë e medias.

Treshja e gjykatësve Ervin Metalla, Agim Bendo dhe Evgjeni Sinoimeri, vrasjet e kryera nga ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi dhe gardisti Agim Llupo i kanë konsideruar “vrasje nga pakujdesia”, e për këtë arsye kanë dhënë për Prendin 1 vit burgim nga 23 që kërkoi Prokuroria dhe 3 vite burgim për Llupon nga 25 vite të kërkuara.

Seanca është ndjekur nga përfaqësues të OSBE-së, Ambasadës amerikane,  Avokatit të Popullit ndërsa interesimit të medias për të ndjekur seancën, gjykata – pa asnjë argument – i është përgjigjur me mbylljen e dyerve.

Në përfundim të seancës, Genc Gjokutaj – avokati i ish-Komandatit të Gardës, Ndrea Prendi, deklaroi se “nuk ishin dakord me këtë vendim. Gjykata e Apelit, sipas tij, ka ndryshuar vendimin e  Gjykatës së Shkallës ë Parë duke e kthyer në vrasje nga pakujdesia.

Ky ndryshim i vendimit është në kundërshtim me praktikat e gjykatave perëndimore, – tha ai, – ” ndaj ne  do të ndjekim shkallët supreme të gjykimit. Periudha e qëndrimit në arrest shtëpie nuk është thelbi i problemit; thelbi është se vendimi është i pabazuar.

Po ashtu, edhe Besnik Çerekja – avokati i gardistit Llupo tha për klientin e tij se “do të presim që gjykata të zbardhë motivacionin dhe pastaj do t’i drejtohemi Gjykatës ë Lartë.”

Gjykata ka dhënë vendim edhe për Margarit Kumen – shoferin e ish-komandatit të Gardës, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, i pafajshëm.

“A1REPORT!” SIGURON FILMIME NGA SEANCA

Televizioni “A1Report!” ka siguruar pamje nga seanca ku kryetari Ervin Metalla ka lexuar vendimin, pavarësisht se ajo ishte me dyer të mbyllura. Gardistët Prendi e Llupo kanë qëndruar në arrest shtëpie dhe tani pritet të bëhen përllogaritjet për zbritjen e këtyre muajve nga vendimi.

SEANCA E DJESHME, PROKURORIA KERKON 23 DHE 25 VJET BURG PER ISH-GARDISTET

Dje, në Gjykatën e Apelit, Prokurorët kanë kërkuar 23 vjet burg për ish-kreun e Gardës, Ndrea Prendin, që akuzohet për vrasjen e Faik Myrtajt dhe 25 vjet burg për gardistin Agim Llupo.

Kryetar i trupit gjykues ishte Ervin Metalla, i cili u shpreh gjatë seancës së djeshme se vendimi i Gjykatës së Tiranës që i shpalli të pafajshëm gardistët, është në kundërshtim me ligjin, pasi Llupo e Prendi janë fajtorë për vrasjet. Në këtë seancë nuk është paraqitur asnjë nga familjarët e viktimave dhe as nga Garda e Republikës por vetëm përfaqësues të Ambasadës amerikane, OSBE-së dhe Avokatit të Popullit.

Seanca u zhvillua në Gjykatën e Apelit dhe kryetar i çështjes ishte caktuar Agim Bendo; prokurorë ishin Shkëlqim Hajdari dhe Altin Dumani. Avokati mbrojtës i Ndrea Prendit ishte Genc Gjokutaj; i Agim Llupos, Besnik Çerekja.

PROKURORET LEXUAN RELACIONIN PERGJATE DY OREVE
Prokurorët Shkëlqim Hajdari dhe Altin Dume kanë lexuar dje për 2 orë, një relacion në të cilin kanë kërkuar që të mbetet në fuqi kërkesa e bërë nga prokurorët e Gjykatës së Shkallës së Parë për shpllajen fajtorë të të gardistëve, pasi është vërtetuar vrasja prej tyre e dy protestuesve dhe plagosja e shtatë të tjerëve. Seanca ka vazhduar me dyer të mbyllura, në prezencë vetëm të përfaqësuesve të Ambasadës amerikane, OSBE-së dhe Avokatit të Popullit dhe të mungesë të gardistëve, që prej dy vjetësh ndiqnin çdo seancë. Në orën 12:00, kryetari i trupës gjykuese Ervin Metalla ka kërkuar  30 min pushim pasi sëbashku me dy gjykatësit e tjerë ka vendosur t’u drejtojë prokurorëve 12 pyetje sqaruese si psh: A kanë qëlluar në protestë vetëm këta dy gardistë apo dhe të tjerë? Pse nuk është përcaktuar tentativë për vrasje për  shtatë protetsuesit e tjerë por është konsideruar plagosje e lehtë etj. Po ashtu, në fund të përgjigjeve, do vendoset edhe për leximin e relacionit të paraqitur nga avokatët mbrojtës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here