Home Aktualitet Universitetet, ja lista e fituesve

Universitetet, ja lista e fituesve

680
0

universitetKa marrë fund ankthi i të gjithë maturantëve dhe kandidatëve që dëshirojnë të ndjekin studimet e larta në vend.

Ashtu siç edhe pritej nga të gjithë të interesuarit, Ministria e Arsimit ka bërë publike mbrëmjen e sotme listën me emrat e maturantëve fitues në të gjitha fakultetet e vendit.

Maturantët mund të shohin tashmë listat me fituesit sipas pikëve që ata kanë grumbulluar pas zhvillimit të provimeve të detyruara dhe atyre me zgjedhje të Maturës Shtetërore.

Për të verifikuar emrin e tyre dhe për të parë degën në të cilën janë shpallur fitues, maturantët mund të shohin listat e afishuara në Fakultete, si dhe duke vizituar versionin e publikuar online të fituesve nga Ministria e Arsimit.

Po kështu, maturantët e interesuar dhe në listën e mëposhtme. KLIKO KETU

Këtë vit pritet që të zënë vend në auditorë, mbi 30 mijë të rinj në sistemin me kohë të plotë, ndërkohë që ata që nuk do të kenë mundësi të fitojnë në fazën e parë, do të kenë edhe një shans të 2-të nëpërmjet plotësimit të formularit A3.

Por në këtë rast ata do të jenë të kushtëzuar të zgjedhin mes kuotave që do të rezultojnë të paplotësuara në fakultetet përkëtase dhe jo në bazë të meritë preferencës. Ministria e Arsimit ka miratuar koutat për këtë sistem part-time, ku mund të aplikojnë ata që nuk shpallen fitues tek sistemi i ditës.

Ndërkohë në total për të gjitha universitetet publike të vendit janë aprovuar rreth 8522 kuota studimi për ciklin part-time.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here