Home Aktualitet Turqi, shkaterrohet nje celule islamike, çonte shqiptare ne Siri

Turqi, shkaterrohet nje celule islamike, çonte shqiptare ne Siri

646
0

ihh-albaniansMediat turke bëjnë të ditur se policia turke ka shkatërruar një celulë islamike që çon luftëtarë në Siri. Mësohet se 25 persona pjesë e Fondacionit Humanitare IHH janë ndaluar në provincën jugore të Kilis, si pjesë e një operacioni kundër organizatës terroriste “Al-Kaeda.

Bastisje është pjesë e operacioneve të njëkohshme kundër Al-Kaedas në gjashtë provincat, duke përfshirë Stamboll, Van, Kilis, Adana, Gaziantep dhe Kayseri”, shkruan Hyrijet.

Në vitin 2013 një agjenci e lajmeve gjysmë-shtetërore e Iranit , agjencioni “FNA (Fars news agency) raportonte se organizata turke rekrutonte myslimanë shqiptarë për të luftuar në Siri.

Kjo agjenci në një shkrim të datës 14 gusht 2013 të titulluar Exclusive: Turkish NGO Recruiting Muslim Albanians for War in Syria shkruante se fondacioni IHH, i cili vepron si fondacion fetar dhe ndihmës humanitare kishte rekrutuar dhe transferuar një numër prej 769 shqiptarësh në Siri.

Këto shqiptarë i bashkoheshin ushtrisë çlirimtare të Sirisë. Kjo agjenci i referohet një personi, i cili duhet të jetë shqiptar, por ka dashur të mbetet i paidentifikuar për shkak se kishte frikë se rrezikonte jetën.

Sipas FNA ky fondacion vepronte në koordinim të plotë me ministrin e Jashtëm turk Ahmet Davutogul dhe grupin ekstremist.

Ai i ka treguar se shqiptarët vinin nga Tirana në Turqi dhe i nënshtroheshin stërvitjeve ushtarake nga oficerë amerikanë të dalë në pension dhe që ishin vendosur në një bazë ushtarake Reyhanli në provincën Hatay të Turqisë jugore.

“Grupi i fundit që ishte rekrutuar përbëhej nga 90 shqiptarë të cilët kishin flutuar nga Tirana në Stamboll me një avion turk nr 1078 në qershor të 2013.”- thotë ai.

I pyetur në lidhje me shkakun e dezertimit burimi citohet të ketë thënë :Pavarësisht përpjekjeve të IHH për të rekrutuar ushtarë për Ushtrinë Çlirimtare të Sirisë, rreht 450 shqiptarë myslimanë dezertuan pas disa javësh luftime, dhe bashkimit me al Nusra Front, një grup i Alkaedas që drejtonte luftën e kryengritjes.

Burimi thotë se ai është kthyer në Shqipëri pasi kishte parë krimet që kryheshin nga grupet terroriste kundër civilëve në Siri.

Madje ai tregon se ishte kthyer në Shqipëri por kishte refuzuar të takonte familjen e tij pasi kishte frikë nga reagimet e shërbimeve të inteligjencës turke dhe mercenarëve të tyre në Shqipëri. Ai shton se kishte takuar familjen vetëm pasi kjo e fundit ishte larguar nga Tirana.

IHH: DUAN TE NDALOJNE NDIHMAT HUMANITARE
Fondacioni IHH përmes një njoftimi për shtyp thotë se ky operacion ka qëllim që të ndalojë këtë fondacion të dërgojë ndihma humanitare në Siri. “Po përpiqen ta nxjerrin IHH si një fondacion që ka lidhje me organizatën terroriste.”- thuhet në deklaratën e tyre. Ata e konsiderojnë “një sulm” ndaj organizatës ë të madhe që dërgon ndihma në Siri.

DETAJ
Po në qershor të 2013 nga Tirana është larguar drejt Sirisë familja e Diamant Rashës, muxhahedit shqiptar i cili u vra gjatë luftimeve në Siri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here