Milani nuk ka duruar më shumë se 3 vjet e gjysmë duke vendosur shkarkimin e trajnerit Masimiliano Alegri.
E ndërsa më parë Presidenca kuqezi kishte vendosur që bashkëpunimi të ndërpritej në fund të edicionit, humbja përballë ekipit të Sasuolës 4-3 ka bërë që divorci të afrohet.
Në komunikatën zyrtare nga klubi I Milanit thuhet se” AC Milan komunikon se ka shkarkuar nga detyra trajnerin e skuadrës së parë, zotin Masimiliano Alegri dhe stafin e tij.
AC Milan dëshiron të falenderojë zotin Allegri dhe stafin e tij për punën e kryer dhe i uron suksese të mëtejshme profesionale.
Skuadra i është besuar përkohësisht zotit Mauro Tassotti”. Pasardhësi i Alegrit mendohet se do të jetë Clarence Seedorf, ish-mesfushori i Milanit.