Home Sport Topi i Artë, Ronaldo është futbollisti më i mirë i vitit 2013

Topi i Artë, Ronaldo është futbollisti më i mirë i vitit 2013

533
0

ronaldo-goldRonaldo është futbollisti më i mirë i vitit 2013 duke thyer hegjemoninë e Lionel Messit pas 4 vitesh dominim total në të gjitha aspektet.

Ronaldo rezultoi fitues pas votimit të trajnerëve, kapitenëve dhe gazetarëve të cdo shteti. Portugezi zhvilloi një edicion spektakolar në aspektin personal me Realin e Madridit duke u kthyer në një makineri golash, por me ekipin nuk arrit që të fitonte asnjë trofe. “Mirëmbrëma të gjithëve, nuk kam fjalë për të përshkruar këtë moment.

Jam shumë i lumtur, falënderoj të gjithë shokët e mi te Reali, familjen time, që është këtu sonte. Është një nder i jashtëzakonshëm.

Mund ta dini sa e vështirë është të fitosh këtë trofe. Falënderoj njerëzit e mi, presidentin.

Dua të kujtoj dhe Eusebion, dua të falënderoj Irinën, djalin tim që është me mua në skenë dhe është një moment shumë i emocionuar për mua. Nuk arrij të shprehem dot. Faleminderit të gjithëve” tha ai.

Frenk Riberi mund ta cilësoj veten pa fat, pasi ka lindur në një epokë kur Ronaldo dhe Mesi janë gjigantët e futbollit botëror. Francezi, pavarësisht se arriti të fitonte gjithçka me Bayernin në Evropë dhe Botë nuk mundi të fitonte trofeun.

Në vendin e tretë të podiumit është pozicionuar Messi. Argjentinasi ishte në pole-position deri në tetor për çmimin, por paraqitja e mirë e Ronaldos me Portugalinë dhe Realin e Madridit bëri që të sfumohet edicioni i sulmuesit të Barcelonës, pavarësisht se fitoi kampionatin.

Ndërsa në garën për trajnerin më të mirë të vitit ka triumfuar Jup Hejknes, titull plotësisht i merituar pas një edicioni fantastik me Bayernin duke fituar tre kompeticionet. “Jam shumë i lumtur që jam vlerësuar me këtë çmim në fund të karrierës. Ndoshta para 10 vitesh nuk e kisha ëndërruar një gjë të tillë. Ne kemi qenë të bekuar me lojtarë të klasit botëror dhe ata prodhuar shfaqje të mahnitshme. Unë jam i përulur dhe i lumtur që sot ndodhem këtu. Faleminderit shumë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here