Home Aktualitet Kapen trafikantet e veprave te artit

Kapen trafikantet e veprave te artit

666
0

bazilikaNjë rrjet i gjerë trafiku ndërkombëtar veprash arti të vjedhura duket se është zbuluar dje nga Policia e kryeqytetit. Gjithshka ka nisur me zbulimin e njerës prej bazave të tij në një lagje të Tiranës, çka ka pasuar me arrestimin e një të dyshuari dhe shpalljen në kërkim të dy bashkëpunëtorëve të tjerë. Ata dyshohet se janë të implikuar edhe në vjedhjen e pikturave të Vangjush Mios.

Operacioni për zbulimin e kësaj baze të parë, ku janë sekuestruar një sërë veprash arti, është zhvilluar dje në orët e pasdites në zonën e “Don Boskos”, ndërkohë që ka vijuar deri në orët e vona të natës, me qëllim dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Por, nga informacionet e njëpasnjëshme, del se trafikantët nuk përdornin vetëm një bazë, madje ishin të shpëndarë në disa qytete të vendit.

Burimet policore bënë të ditur se nga strukturat e antikrimit të komisariatit nr. 3 dhe ato të Drejtorisë së Policisë së Tiranës u arrestua i dyshuari Arben Spaho, lindur në Pogradec dhe banues në Kamzë, pasi dyshohet se e ka kthyer banesën në një bazë magazinimi, ku janë gjetur vepra arti të vjedhura. Sipas të dhënave policore, aty janë gjetur piktura dhe ikona, madje edhe vepra murale, që mendohet se janë vjedhur në Kishat e Korçës dhe të Pogradecit.

Burime nga Policia thanë për Shqiptarja.com se kjo çështje pritet të sqarohet sot në kuadër të një konference shtypi, aq më tepër që verifikimi i autenticitetit të pikturave kërkon ekspertizën përkatëse.

Sa u përket pikturave të Vangjush Mio, prokuroria e Korçës ka dërguar këtë çështje në gjykatë, ku i akuzuari i vetëm është Sotiraq Xega, i cili ishte personi që denoncoi zhdukjen e tyre. Në Qendrën Kulturore të Korçës janë zhdukur 61 piktura, mes të cilave, mbi 20 janë vepra arti të piktorit të njohur korçar.

Por, të njejtat burime theksojnë se fjala është për një thesar të vërtetë veprash arti, mbi të cilat është vënë dorë nga Policia, ndër të cilat dyshohet se ka vepra arti kishtar me prejardhje edhe nga jashtë Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here