Home Aktualitet Shqiperia pritet te marre statusin ne 14 tetor

Shqiperia pritet te marre statusin ne 14 tetor

520
0

EU flags outside the European Parliament buildingKomisioni Evropian është i gatshëm të japë mendim pozitiv për dhënien e statusit kandidat, gjatë prezantimit të progres-raportit për Shqipërinë më 14 tetor. Por negociatat mund të fillojnë vetëm nga prilli

Shqipëria duket se ka arritur të fitojë statusin e vendit kandidat, proces që, prej disa vitesh, kishte hyrë në ngërç. Sipas burimeve nga Brukseli, më 14 tetor, kur është caktuar edhe data e prezantimit të progres-raportit të vendit tonë para Komisionit Evropian, dokumenti pritet të japë një pasqyrë pozitive të arritjeve të vendit drejt standardeve të Bashkimit Evropian. Ndërkohë që disa vende fqinje si Mali i Zi apo Maqedonia e kanë arritur tashmë fazën e kandidimit dhe janë në negociatat finale me Brukselin për statusin e vendit anëtar, Shqipëria pësoi një vonesë të konsiderueshme, si pasojë e mosaprovimit të tre ligjeve në kohën e përcaktuar si kusht nga Brukseli.

Të njejtat burime saktësojnë se, pavarësisht nga raporti pozitiv, që pritet nga ana e Komisionit Evropian, përsëri Brukseli do të shtyjë fillimin e negociatave të paktën deri në muajin mars dhe ndoshta edhe më tej. Një precedent i njejtë ka ndodhur edhe me Serbinë; pikërisht duke u nisur nga nje shembull i tillë si me Beogradin, KE mund të përdorë të njejtën formulë: jepet OK për statusin, por negociatat do të fillonin me një shtyrje prej disa muajsh, duke i dhënë një afat të caktuar vendit kandidat, që të përmirësonte legjislacionin.
Një koincidencë për Shqipërinë është fakti që pikërisht brenda muajit prill duhet të nisë edhe aplikimi i ligjit për nëpunësin civil, që kërkon miratimin e një pakete me akte nënligjore. Ky ishte një ndër kushtet e vendosura nga ana e Brukselit për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Me sa duket, Shqipëria këtë herë arriti t’i plotësojë kushtet për të kaluar në një shkallë më të lartë në rrugën e gjatë të aderimit në familjen e madhe të popujve evropianë.  Lituania ka Presidencën e Radhës në Bashkimin Evropian, ndërkohë që Rumania kryeson Nismën e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. Kryeministri Edi Ram deklaroi dje, gjatë takimit me krerët e diplomacisë të të dy vendeve në Tiranë se Shqipëria pret një përgjigje pozitive për statusin kandidat përfundimisht këtë vit nisur nga zgjedhjet e lira që realizoi dhe transferimi paqesor i pushtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here