Home ShowBiz Adelina Tahiri zmadhon gjoksin

Adelina Tahiri zmadhon gjoksin

886
0

E ka mbajtur të fshehtë dëshirën për të pasur një gjoks të madh dhe, siç shohim, tashmë e ka bërë realitet. Këngëtarja 19-vjeçare nga Maqedonia, Adelina Tahiri, e ka inauguruar gjoksin e saj më të madh në mbrëmjen gala të “Zhurma show”. Adelina e kishte nxjerrë në pah këtë ndryshim të dukshëm në trupin e saj pas një ndërhyrjeje estetike që ka bërë. Ajo kishte veshur një fustan të bardhë bust, ndërsa shoqërohej nga nëna e saj, e cila po ashtu u shfaq me një fustan shumë seksi, të zi, në krah të së bijës. Në këtë mbrëmje me shumë personazhe VIP të “Zhurma Show”, që për herë të dytë u organizua në Prishtinë, Adelina ishte një ndër këngëtarët e tjerë nga Maqedonia, që morën çmime, si: Adrian Gaxha, Tuna dhe Big Mama. Tahiri u vlerësua me çmimin special të dhënë nga “Alsat-M” për klipin “S’je i pari”. Në këtë klip ajo u shfaq provokuese, së bashku me një set të nxehtë fotografish të realizuara për një revistë maqedonase. E, nëse krahasojmë Adelinën në klipin me muzikë orientale, me atë në fotot e natës “gala”, vihet re ndryshimi. Kështu, Adelina i shtohet listës së këngëtareve të njohura që kanë bërë ndërhyrje estetike për të zmadhuar gjoksin. Por le të shohim nëse ajo nuk do ketë komplekse për ta pranuar publikisht këtë ndryshim.

[portfolio_slideshow id=10577]

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here