Partia Socialiste ka dorëzuar në Kolegjin Zgjedhor një kallëzim për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Padia është bërë lidhur me rezultatin përfundimtar të shpallur nga KQZ për Bashkinë e Tiranës. KQZ mbylli dje procesin e nxjerrjes së rezultatit përmbledhës, ku u përfshinë dhe votat e kontestuara. Komisioni me katër vota miratoi një akt për këtë gjë, e cila u kundërshtua nga anëtarët e KQZ-së Subashi dhe Lazaj dhe përfaqësuesit ligjor të PS-së në këtë institucion për shkelje të Kodit Zgjedhor.
Në bazë të rezultatit të KQZ-së rezulton fitues kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin” Lulzim Basha me 81 vota epërsi. Ndërsa në përfundim të numërimit të 485 kutive KQZ pati shpallur fitues kandidatin e koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” Edi Rama me 10 vota avantazh.