Kryeministri i vendit Edi Rama ka përshëndetur ndeshjen e kombëtares sonë për aq kohë sa kishte lojë, siç thekson ai, ndërsa shpreh keqardhje për fqinjët, që sipas Ramës lanë nam botërisht për dhunën e ushtruar.
Përmes një postimi në Twitter, kryeministri, komenton incidentin e paprecedentë në Beograd çka solli edhe ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes.
“Krenar per Kuqezinjte qe per sa pati futboll fituan me loje e me raste / Keqardhje per fqinjet qe lane nam boterisht me shfaqjen e shemtuar.” shkruan Rama
Kur kryeministri brenda pak ditësh pritet të vizitojë Serbinë, pas këtij incidenti nuk dihet se cili do të jetë vendimi i kryeministrit lidhur me vizitën e tij në Beograd.
Krenar per Kuqezinjte qe per sa pati futboll fituan me loje e me raste / Keqardhje per fqinjet qe lane nam boterisht me shfaqjen e shemtuar
— Edi Rama (@ediramaal) October 14, 2014