Një 21-vjeçare nga Librazhdi ka ndërruar jetë në spitalin e Elbasanit, për shkaqe ende të paqarta. Sipas mjekëve Blerina Balla ka humbur jetën për shkak të prekjes nga kripi.
21-vjeçarja nga Librazhdi është shtruar dje në spital dhe mjekët nuk kanë mundur dot ti shpëtojnë jetën asaj.
Policia bën të ditur se ajo është shtruar fillimisht në Spitalin e Librazhdit dhe më pas është dërguar në Elbasan ku ka humbur jetën pa mbërritur.
Pritet hetimi i mëtejshëm i policisë për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.
Nga ana e tyre mjekët shprehen se do të jetë autopsia ajo që do të përcaktojë shkaqet e vërteta të kësaj ngjarjeje tragjike.