Home Aktualitet Lezhë, vijojnë hetimet për shpërthimin e dy shtyllave

Lezhë, vijojnë hetimet për shpërthimin e dy shtyllave

491
0

Vendosja e një sasie prej 4.5 kg tritol në linjat e tensionit të lartë të energjisë Koman-Elbasan dhe Fierzë- Elbasan, po hetohet në mënyrë intensive nga blutë e Lezhës. Ngjarja e cila konsiderohet si një akt tepër i rëndë kriminal, pasi do të linte pa energji elektrike 75 % të territorit të vendit, fatmirësisht nuk ka pasur pasoja të rënda.
Vetëm gjysma e sasisë së lëndës plasëse ka mundur të shpërthejë, ndërsa 2.3 kg tritol që u gjenden të pashpërthyera janë ekzaminuar, por nuk janë gjetur gjurmë gishtërinjsh, çfarë ka bërë të mendohet se plani ka qenë i mirëorganizuar.
E vetmja gjurmë është një cigare e gjetur në vendngjarje dhe dy flamuj të PS-së dhe atij kombëtar që sipas policisë kjo nuk ka asnjë lidhje me politikën, dhe se mund të jetë përdorur për të larguar gjurmët. Dy flamujt kanë qenë të vendosur mbi sasinë e tritolit, fakt që nuk është përdorur nga policia në hetimet e saj. Drejtori i policisë në Lezhës, Muharrem Furriku ka bërë të ditur se në lidhje me ngjarjen janë shoqëuar disa persona, të cilët janë marrë në pyetje dhe janë lënë të lirë, ndërsa janë përqëndruar në disa pista hetimi.
Shpërthimi në linjat e tensionit të lartë, mendohet se ka patur si qëllim dëmtimin e plotë të këtij rrjeti, që për pasojë do të sillte bllokimin e dy hidrocentraleve më të mëdha në vend, atij të Komanit dhe Fierzës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here