Home Aktualitet Skrapar, makina bie në humnerë, vdesin 5 vetë, 1 i zhdukur

Skrapar, makina bie në humnerë, vdesin 5 vetë, 1 i zhdukur

527
0

Pesë persona kanë humbur jetën mbrëmjen e sotme pasi makina e tyre ka rënë në kanionet e Skraparit.
TVNews24 mëson se rreth orës 19:45 të mbrëmjes së sotme në zonën pranë kanioneve të Skraparit, 2.5 km larg qytetit një automjet tip fuoristradë me targa angleze ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.
Kreu i policisë së Skraparit, Fatmir Lleshi bën të ditur për TvNews24 se si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen në vend 5 persona. Lleshi pohon se në automjet ka patur 6 persona, një prej të cilëve rezulton për momentin ende i zhdukur.
Policia ka bërë të ditur identitetin e viktimave:
Vladimir Dulellari 26 vjec, dejtues mjeti
Fatjon Feka 23 vjec
Eni Guri 21 vjec
Xhulio Allko 19 vjec
Edison Cuko 26 vjec
Drilon Guri, 24 vjec – i zhdukur
Ambulanca, policia si dhe forcat RENEA kanë mbërritur në vendgjarje. Makina e bllokuar mes shkëmbinjve në humnerë dhe errësira kanë vështirësuar forcat e RENEA për të ndihmuar.

Si shkak i aksidentit dyshohet humbja e kontrollit te automjtetit nga drejtuesit i mjetit, qe mendohet se ka ardhur si pasoje e shpejtesise se madhe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here