Filiali i Bankës Kombëtare Tregtare në qendër të qytetit të Vlorës, ka rënë pre e grabitjes me armë ditën e sotme.
Burime nga Vlora bëjnë me dije se disa persona kanë sulmuar policinë private duke i rrahur dhe më pas kanë grabitur shumën e 10 milionë lekve. Sasia e të hollave mësohet të ketë qenë e një shtetasi i cili po i depozitonte ato.
Autorët kanë pritur momentin kur makina e bankës me paratë ka mbërritur pranë filialit dhe më pas kanë kryer grabitjen.
Policia e cila ndodhet në vendngjarje po heton mbi rrethanat dhe identitetin e autorëve. Ndërkohë, raportohet për plagosjen e një pjesëtari të stafit të sigurisë. Sipas dëshmitarëve, autorët kanë qëlluar në ajër gjatë largimit.
Ky është rasti i dytë brenda 4 muajve që filiali i BKT grabitet në qytetin e Vlorës.